Kryeministri palestinez: Qëllimi i Izraelit për të eliminuar Hamasin nuk do të realizohet

9 Nëntor 2023, 16:05Bota TEMA

Kryeministri palestinez: Qëllimi i Izraelit për të eliminuar

Qëllimi i Izraelit për eliminimin dhe Hamasit "nuk do të realizohet" sepse lëvizja islamike që kontrollon Rripin e Gazës nuk është një organizatë e thjeshtë ushtarake, por është "gjithashtu një ide". Kështu deklaroi kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, gjatë konferencës në Paris për ndihmën humanitare në Gaza. 

Në fjalimin e tij, Shtayyeh akuzoi Izraelin për një luftë "kundër të gjithë palestinezëve", duke shkelur ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe, në të njëjtën kohë, duke kryer "krime lufte". 

“Izraelitët nuk duan asnjë armëpushim sepse sot janë në frymën e hakmarrjes”, tha Shtayyeh, duke shtuar se ajo që nevojitet është “ndërhyrja ndërkombëtare për të ushtruar presion serioz mbi Izraelin”.

1 Komente

  1. H
    Hajdarovski

    Jepi pengjet Izraelit or mut. Se u copetu populli. Hamasi leshit. Vete Izraelitet e kane shpik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje