Kush është institucioni që po e heton ish-shefen e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherinin?

3 Dhjetor 2025, 19:36Bota TEMA
Kush është institucioni që po e heton ish-shefen e Politikës

Federica Mogherini, ish-Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, nuk po hetohet nga OLAF, siç është raportuar gabimisht në disa media. Institucioni që ka marrë në dorë çështjen është Zyra e Prokurorit Publik Evropian (European Public Prosecutor’s Office – EPPO), organi i vetëm i BE-së me kompetencë për hetime penale që lidhen me dëmtimin e interesave financiare të Unionit.

Më 2 dhe 3 dhjetor, me kërkesë të këtij institucioni, u zhvilluan bastisje në College of Europe në Bruges dhe në zyrat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në Bruksel. Gjatë operacionit u shoqëruan për t’u marrë në pyetje rektori i kolegjit, një zyrtar i Komisionit Evropian, një administrator i lartë dhe vetë Mogherini, në cilësinë e ish-drejtores së programit të Akademisë Diplomatike të BE-së. Të gjithë u njoftuan për akuzat dhe më pas u lanë të lirë, pasi nuk konsideroheshin rrezik arratisjeje.

Ky detaj është thelbësor, sepse OLAF kryen vetëm hetime administrative dhe nuk ka të drejtë të ngrejë akuza, të kryejë bastisje apo të kërkojë masa sigurie. Në rastin Mogherini, të gjitha veprimet — nga bastisjet te njoftimet zyrtare të akuzave — janë ndërmarrë nga EPPO, çka e bën të qartë se kemi të bëjmë me një hetim penal, e jo administrativ.

Sipas njoftimit të EPPO-s, akuzat lidhen me tenderin e programit “EU Diplomatic Academy” dhe përfshijnë dyshime për mashtrim në prokurim publik, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Hetimi synon të zbulojë nëse kontratat janë dhënë në mënyrë të parregullt, me favorizime të ndaluara ose përdorim të informacionit të brendshëm.

Për sa i përket pasojave të mundshme, çështja po trajtohet sipas Kodit Penal belg, i cili parashikon dënime që shkojnë nga gjoba të larta e deri në 5 vjet burg për mashtrim dhe korrupsion publik. Në rastet më të rënda, kur ka dëm të madh financiar ose korrupsion të organizuar, dënimet mund të arrijnë edhe 10–15 vjet burg, si dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike ose pjesëmarrjes në tenderë të BE-së.

Megjithatë, EPPO ka theksuar se hetimi është në zhvillim dhe se të gjithë personat e përfshirë gëzojnë presumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar.

Rasti Mogherini konsiderohet një nga provat më të rëndësishme të rolit të ri të EPPO-s: një institucion me kompetenca të plota penale që synon të mbrojë fondet e BE-së dhe të ndjekë penalisht çdo shkelje që prek interesat financiare të Unionit — një rol që OLAF nuk e ka kurrë pasur./TemA

8 Komente

  1. F
    Fieraku Demokrat

    Po Sali Berisha qe ka vrare njerez kur do hetohet dhe denohet? Pa u denuar ky njeri Shqiperia , shqiptaret por edhe nderkombetaret kurr nuk do jene te qete.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Paska per ta ngrene edhe me thelle loqja shenka

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tung

      I perlyu ramsinkrejt FBI EU e prit se skeni pare gje akoma.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Po o Tema po. OLAF kryen hetimin administrativ dhe nese gjen mashtrim ose vjedhje ja kalon prokurorisë.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lABERIA

          Po zeni qevrau 26 vete bashke me camin dhe shiten armet per vleren 1 miliard $ kur do denohen . Vene e vin ne amerike rrojne ne tirane jo si djemt e enver hoxhes por si sheiket e dubait .Pas 1991 na u hap goja per te folur se te tjerat na rjepin drejtesi , shendetsi super e korruptuar ,arsim mdiploma e tituj me euro

          Përgjigjjuni
          1. d
            dsa

            Mogherini vinte shpesh ne Tirane dhe bente pazare me Edin, kur do te merret ne pyetje apo te arrestohet Palloshi i Gjate per llogari te BE, nona e korrupsionit.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kasapi

              More dsa, ha mut ha .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Blasfemia*

                Hmmm jam kurioze po te hetohet Meloni mbi kampin ne Gjader cfare skeme interesante do zbulohet. Interesante zonjat bjonde te EU.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje