Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 20 vende të gatshme të kontribuojnë në përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Moratorium global i menjëhershëm!

21 Mars 2026, 20:10Bota TEMA
Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 20 vende të gatshme të

Njëzet vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Britaninë, Francën, Kanadanë dhe Japoninë, njoftuan se janë “të gatshme të kontribuonin në përpjekjet” e nevojshme për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, e cila është bllokuar në mënyrë efektive nga Irani që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të përbashkët, vendet kryesisht evropiane, dënuan gjithashtu sulmet e fundit iraniane që synonin anijet dhe infrastrukturën e naftës dhe gazit.

Ato kërkuan “një moratorium të menjëhershëm dhe global për sulmet ndaj infrastrukturës civile”, njofton agjencia franceze e lajmeve AFP.

“Gjermania, Italia, Holanda, Danimarka, Letonia, Sllovenia, Estonia, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Republika Çeke, Rumania, Lituania, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, Australia dhe Bahreini janë vendet e tjera që nënshkruan deklaratën”, sipas AFP-së.

3 Komente

  1. ?
    ?

    Po Albanistani ku eshte apo prapa liste si Lipe Shtogu

    Përgjigjjuni
    1. s
      s

      E cuditeshme por e vertete, asnje nga keto vende nuk e permend qofte edhe me nje fjale te vetme agresoret zionistet cifute te mbeshtetur nga Amerika me parate e taksapaguesve te saj. Tymin kesaj lufte Trumpi "paqeruajtes" do t'a shikoj ne zgjedhjet e gjysem mandatit ne nentor te ketij viti kur t'i kete kunder Dhomen e Ulet dhe Senatin ne Kongresin Amerikan, kjo do te jete edhe medalja e Cmimit Nobel per "paqen" qe kerkon.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Ne shekullin 7 u krijua nji shtet persik kurse ne shekullin 21 e zhdukin Fashistet perendimore Iranin per tja aneksuar pasurirat ,cka i ka mbetur Iranit tani ta shkateroj ngushticen edhe veten bombardo centralet atomike qe ne te ardhmen rajonin mos e shfrytezon as perendimi dhe as fashizmi dhe te ikin te gjith nga radioaktiviteti ne rajonin e lindjes se mesme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje