Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për vendosjen e një moratoriumi urgjent mbi sulmet që synojnë infrastrukturën civile në Lindjen e Mesme, veçanërisht objektet e energjisë dhe furnizimit me ujë.
Sipas raportimeve të Reuters, Macron e bëri këtë apel pas një sulmi iranian ndaj një objekti të gazit natyror në Katar. Ai konfirmoi se ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.
Macron theksoi se ndalimi i sulmeve ndaj infrastrukturës civile është në “interesin e përbashkët”, duke nënvizuar se popullatat civile dhe nevojat e tyre jetike duhet të mbrohen nga përshkallëzimi i konfliktit.
“Është në interesin tonë të përbashkët të zbatojmë, pa vonesë, një moratorium për sulmet që synojnë infrastrukturën civile, veçanërisht objektet e furnizimit me energji dhe ujë. Popullatat civile dhe siguria e furnizimit me energji duhet të mbrohen,” u shpreh presidenti francez.
Çfarë niveli i papërgjegjshëm. Në vend të kërkojë ndalimin e luftës pa mëdyshje dhe anashkalime të tilla. Akte të tilla janë të ndaluara po në luftë nuk pyar kush dëme kolaters’e i quajnë.
E ka fajin Amerika. Jo Franca. Franca nuk pranoi te hynte ne lufte kunder Iranit per te ndihmuar Ameriqine.
Ne dashuri dhe lufte cdo gje eshte e drejte thote nje shprehje. Perse nuk kerkon nje moratorium te tille dhe per Izraelin, pasi Irani cdo gje e ben si kunderpergjigje e asaj qe ben Izraeli.
Nuk ka lufte ku nuk fut hundet Franca. E kane ne gjak qe nga Napoleoni.