
Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete që mbahet Brenda një kasaforte në ndërtesën historike të Mbretëreshës Victoria të Australisë. Letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet që mbahet aty.
Letra është shkruar nga Mbretëresha në nëntor 1986 gjatë një vizite shtetërore në Sidnei. Gjithashtu janë dhënë udhëzime të qarta se kur përmbajtja e letrës duhet të zbulohet për publikun.
Në letrën e shkruar nga Mbretëresha drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Sidneit, Australi thuhet: “Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme të zgjedhur nga ju në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni tek qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta.”
Ndërtesa në të cilën ruhet kasaforta u përurua në 1898 për t'i bërë nderime Mbretëreshës Victoria në jubileun e saj të Diamantit.
Monarku britanik mbetet kreu i shtetit në Australi. Në vitin 1999, vendi pati një referendum për të vendosur nëse donte të bëhej republikë. Megjithatë, 54% e popullsisë në atë kohë mbajti anën e Mbretëreshës duke vendosur që të mbetet kreu i shtetit. Për rrjedhojë, posti i kreut të shtetit të Mbretëreshës mbeti i pashfuqizuar.
Mbretëresha e ndjerë vizitoi për herë të parë Australinë në vitin 1954. Ajo ishte monarkja e parë në fuqi që vizitoi vendin. Në total, Mbretëresha Elizabeth II e ka vizituar Australinë 16 herë.
E paska ber dhe kete?! Te luash mendsh
Pas 63 vjetesh , te kthehemi te TemA , se do ta marrim vesh sekretin!???
Deri atehere, mbas 63 vitesh kush do roje dhe kush jo , nuk do te jetoj as Karli 3 , as i biri i tij Williams ....e kuj do i qethen lesht se ckish shkruar ne letren sekrete dikur para 63 viteve mbreteresha e dikurshme Elisabet..po te llogaritesh qe Bota dhe njerezimi gjate kesaj kohe qe tani e deri ne 63 vite do perplaset me nje dyzi ngjarje , e kujt i intereson se c'kish shkruar nje plak ne moshen 96 vjece dikur .....te tjera halle do kene , ngrohja e Plenetit qe eshte nr1 problem i njerezimit , me semundje shfarosese ne mase , me luftera te padrejta qe do te duhet te japin popujt mundin e tyre per mbijetese ne te ardhmen dhe jo te meren me mbreterite dhe mrbeterit ,me jeten e tyre ata ate pun kane , sa me shume te meresh me ata aq me te domosdoshem behen ne masa dhe ne popuj .....shko dhe thuau ukrainasve qe ka shkruar nje leter mbreteresha Elisabet , dhe do te hapet pas 63 viteve .....jo vetem qe nuk perben lajm por eshte dhe heretike .....