Ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se aleanca e NATO-s mund të zhvillojë bisedime për të forcuar mbrojtjen e saj nëse është e nevojshme.
Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, një perspektivë që ka alarmuar aleatët e NATO-s dhe që ka fituar më shumë peshë pasi Trump zbatoi kërcënimin e tij për të rrëzuar udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro.
Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, një ambicie që e shprehu për herë të parë në vitin 2019 gjatë mandatit të tij të parë në detyrë.
Duke folur me gazetarët në Lituani, Vanderful tha se Gjermania kishte pikëpyetje në lidhje me largimin e Maduros dhe theksoi se populli venezuelian duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit të tij përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ministri theksoi gjithashtu se Groenlanda është pjesë e Danimarkës.
“Dhe meqenëse Danimarka është anëtare e NATO-s, Groenlanda, në parim, do të jetë nën kujdesin e NATO-s për mbrojtjen e saj. Dhe nëse ka kërkesa të mëtejshme për forcimin e përpjekjeve mbrojtëse në lidhje me Groenlandën, atëherë duhet ta diskutojmë këtë brenda kornizës së Aleancës”, përfundoi Vanderful pa dhënë hollësi mbi natyrën e këtyre bisedimeve.
por Amerika eshte NATO?
O vlla, mos u merr me tituj diabolike e “kurthe” per arsye klikimesh! Ky Wadephul nuk thote NATO do mbroje Groenlanden nga SHBA! Ky e thote qarte ne fund te artikullit: nese keni merak per sigurine e Groenlandes dhe sigurine e vendit tuaj, s’keni pse flisni per aneksime, por hajde te flasim si partnere qe jemi dhe ta mbrojme se bashku, nen ombrellen e NATOs!
Shum i zgjuar,e zbulove vete apo ta shtiu dikush ne vesh?
Po mor car po. Fillo të kuptosh se çfarë i ka thënë, portokalliut, me diplomaci një nga pjesëtarët e NATOs.
europa neqoftese do re vazhdoje te ekzistoje, duhet te bashkohet realisht, duke krijuar republiken federale europiane. pastaj duhet te armatoset , me arme berthamore nder te tjerash, te pakten ne numer te barabarte me rusine. pasketaj mund edhe te shkeputet nga amerika. per momentin, ka vetem fjale
Fantastike ! Kjo më kujton filmin "Shtigje lufte". Skena kur ballistët të veshur si partizanë shkojnë në fshat dhe I drejtohen fshatarit që bënte roje. "Çeta ka nevojë për pare, ushqime dhe veshmbathje. Ne kemi ardhur që t'i marrim." Dhe ai fshatari që I përgjigjet- "Ju s'keni pse I merrni ne i'u ja japim vetë . Mbledhim fshatin dhe I themi." Mbledhim NATO - n i themi....... Ata që e kanë parë filmin e dinë se u përgji tjetri.
Emë ,janë lojra fjalësh,thjesht për të hequr ‘trastën me gurë’ nga kurrizi. Dmth,po shkojë NATO,zere se iu dha ‘leja’ amerikanëve të përligjin deklaratat e Trump-it ( synimet e tij). Europa nuk ka këllqe,apo BE ,se ajo sot është e dobēt dhe në prag të shpërbërjes,se nuk arriti qe te krijojë një qeveri federale,pasi lidershipi i saj ka disa ‘fytyra’,se burokracia e saj dhe tentakulat e së shkuarës nuk e çliruan dot atë nga kompleksi i kristianizmit,sepse per shtete me shumice myslimane ‘dyert’ ishin dhe janë ‘mikroskopike’ edhe sot qe duhet te hynin ne BE per arsye gjeostrategjike,sepse vetem keshtu do te eliminonte problemet e vjetra te Ballkanit dhe Europes dhe ajo do te kishte shansin te forcohej dhe të kishte një qasje politike vërtet dinjitoze..Por BE u dobsua nga vet lidershipi me lojrat qe nuk forcojne por dobsojne BE. Keshtu Merkel,që u quajt ‘zonja e hekurt’ e ç’akordoi BE me qendrimin e saj,e cila mbajti afër dhe bëri afera me Rusinë e Putinit,ku më pas nuk reagoi ,ose e ‘lejoi’ atë të merrte Krimenë dhe nga ana tjetër ,u bë një flamurtare e emigracionit te paligjshëm te refugjatëve ,nga luftrat që solli e ashtuquajtura ‘Pranvera Arabe’,të cilat ndikuan negativisht në shoqerite e vendeve të BE,në ekonomitë e tyre,deri aty sa pakenaqesite rigjalleruan të djathtën ekstreme ,e cila sot ka më shumë zë dhe mbajnë larg perspektiven europiane te zgjerimit,vet BE. Dhe kjo Europë e djathte qe po vjen,eshte më afër Amerikes se Trump-it. Merkel iku,por Gjermania u ndje e brishte dhe si e zëne ‘në kurth’ nga varsia e energjetikes ruse,kur ajo dhe BE duhej te ishin më të rrepta ndaj Putinit pas invazionit ndaj Ukraines,gjë që nuk e bënë dhe sot kanë humbur nga pushteti politik i të ‘mëdhenjve’,aq më tepër që Franca e Makron,’gjuan për laraska’,nuk i intereson më projekti i ‘djeshëm’ i BE dhe këtë e ka bërë me veton e tij,aq më shumë me Ballkanin perendimor të cilën nuk e don brenda .Nga ana tjeter ,thjesht Franca e Makron ‘ëndërron’ të drejtojē një BE ku Europa të flasë frëngjisht. Serioziteti gjerman i Mertz dhe ‘aventurat’ e mesmoshës së Makron,apo dhe ‘strategjitë’ me luge boshe të Britanikëve,( të sabotuar të parët se dolën nga BE nga lojrat e djathta te politikes britanike),nuk mund ta bëjnë Europën politikisht të fortë në lojën globale sot,prandaj Amerika e Trump luan dhe ka kapur ‘në befasi’ Europën dhe si e tillë ajo në këto çaste i thotë ‘lepe-peqe’ Amerikës. Ashtu siç ka deklaru dhe Ministri i jashtem gjerman Vandeful ne rastin konkret për ‘mbrojtjen’ e Groenlandes nga NATO,nuk është gjë tjetër ,veçse një pafuqi e Europës,të cilën Merkel,Makron,Putin dhe Trump,e kanë dobsuar mjaftueshëm sa të jetë e tillë në qendrime dhe që më shumë ka gjasa pēr t’u shpërbërë.
ka vite e vite,pothuajse që nga fillimi,80 vjet ë parë,që shpërbërjen e BE(emri i sotëm)e kanë profetizuar me mijëra si ti!!profetët nuk i kanë muguar asnjëherë njerzimit!!kanë qënë miliona,por sot numërohen me gishtat e dorës ata që i kanë mbijetuar kohës!!ti nuk je një nga ata,shpresoj që dhe mos jesh në të ardhmen!!BE,europa në bashkim e sipër,është një grup shtetesh demokratike,dhe si e tillë oshilon!!pra nuk ecën në një vijë të drejtë,por me zigzake e lartë e poshtë!e për pasojë!?do kohë,ka mundime,por si çdo lindje e vështirë dhe pjella duhet më shumë!!ne si shqipo vuajmë nga sindroma e zgjidhjeve të shpejta dhe përfundimtare!!pavarsisht se kur fillojmë e mendojmë me qetësi,ndonjëherë kuptojmë se çfarë muti kemi bërë!!BE ka një jetë 80 vjeçare,lindi dhe po rritet çdo ditë,është rrëzuar dhe ka pësuar shumë aksidente,por prapë është rritur!!megjithëse ka një moshë 80 vjeçare,prapë është një foshnjë!!sa për groenlandën!?është fare e thjeshtë!europa,NATO,pa amerikën,ndoshta nuk është me të vërtetë në gjëndje që ta mbrojë groenlandën!ndoshta,dhe jo vetëm,nuk do që të hyjë në luftë me amerikën(në fakt me një sociopat)por ajo mund të bëjë një përpjekje për ta mbrojtur atë!nuk mbaj mënd emrin e një ishulli suedez në balltik!BRSS e mori pa asnjë lloj kundështimi!pa çak e pa bam!e di si trajtohet sot ai ishull??si një ishull rus!!suedia nuk ka asnjë të drejtë ta kërkojë!!sepse nuk bëri asnjë përpjekje për ta mbrojtur!!edhe sikur të zuhen me grushta danezët(europianët)me trapianët,në gorenlandë,nesër ata mund të thonë se kemi të bëjmë me një teritor tonin që na e kanë marrë me forcë,pushtuar amerikanët!!dhe mund të pretendojnë këthimin në çdo kohë!!lali dhe hitleri kapi në "befasi" gjithë botën,por e ke parasysh si përfundoi??lëvizje të tilla nuk janë sprint 100 metërsh,janë maratona,dhe shpesh 10 garësh!!nuk mbarojnë me befasinë,por mbarojnë me lënjen e takatit!!sot ti në flakën e kashtës trampiste nuk sheh aspak çfar ndodh rreth e qark,e aq më pak në amerikë vetë!!e ke parë se në të gjitha zgjedhjet,guvernatorë,kryebashkiak,çfardo zgjedhje,trapi po humb me zero!!po humb dhe në ato rajone që kanë qënë kështjella republikane!ai po humb dhe ata që e kanë mbështetur!! Xixe,shiko e mo i rri afër flakëve të kashtës se të djegin qepalla e vetulla dhe të bllokojnë shikimin!!kur nuk sheh larg,e gjërë,mendimi krijohet i dobët dhe lind sakat!!
Ore PO shkruani me qarte se spo merret vesh, NATO mbron Groenlanden nga kush? Shba eshte pjese e Natos madje au mblodhi rripin Trump te gjitheve per ritjet e buxheteve ose NATO si ofron mbrojtje ati qe nuk paguan tha Trump. Per mendimin tim as NATO e as OKB nuk duhet te egzistojne me , OKB nuk e degjon me njeri ben si tu doje qejfi, NATO mbaroi pasi Europa PO shikon te armatoset me vete Amerika nuk do te shpenzoj me per kete organizate dhe per me teper PO pretendojne nderhyrje ushtarake PO te jeté nevoja per te aneksuar Groenlanden. Çfar kuptimi ka te egzistojne me keto organizata.
"Per mendimin tim as NATO e as OKB nuk duhet te egzistojne me"e the ti ??nesër do ta bëjmë!!kendimi tënd na kishte mbetur mangut!!