Në pritje të takimit me Witkoff në Berlin, Zelensky: Gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO

14 Dhjetor 2025, 15:05Bota TEMA
Në pritje të takimit me Witkoff në Berlin, Zelensky: Gati të

Ukraina është gati të heqë dorë nga përpjekja e saj për anëtarësim në NATO në këmbim të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, deklaroi këtë dielë presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, një qëndrim që duket se synon të avancojë bisedimet e paqes të planifikuara për këtë të dielë në Berlin, me të dërguarin amerikan Steve Witkoff.

Sipas Financial Times, Zelensky i ka deklaruar gazetarëve në një bisedë video në WhatsApp se “po flasim për garanci dypalëshe sigurie midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, domethënë, garanci sipas Nenit 5... si dhe garanci sigurie për ne nga partnerët tanë evropianë dhe vende të tjera si Kanadaja, Japonia dhe të tjera".

Neni 5 i Traktatit të Natos, parashikon se “një sulm ushtarak ndaj një ose më shumë vendeve anëtare” të Aleancës “do të konsiderohet si një sulm drejtuar të gjithë vendeve” pjesë e Natos.

Vendimi për të dërguar Witkoff-in nënvizon përpjekjet e shtuara për për të ngushtuar dallimet midis Kievit dhe Uashingtonit mbi kushtet e marrëveshjes.

"Sot në Berlin është dita ukraino-amerikane”, deklaroi presidenti Zelensky duke folur për mediat. Ai bëri të ditur se do të ketë një takim veçmas dhe me kancelarin Merz, e ndoshta dhe me disa nga udhëheqësit evropianë më vonë këtë mbrëmje.

4 Komente

  1. A
    Andreas

    Ore ti do heqesh dore nga te gjitha ne fund, po pse vazhdon e vret njerezit e tu!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plaku matuf

      O kar ai po mbron vendin e tij .

      Përgjigjjuni
      1. c
        chipmunk

        mos hiq dor se do vitkkovi, bjerri derrave rus, plumb ballit, sdi tjeter muzhiku, dhe ky spiuni rus siper, isoj e do nball.

        Përgjigjjuni
        1. c
          chipmunk

          mos hiq dor se do vitkkovi, bjerri derrave rus, plumb ballit, sdi tjeter muzhiku, dhe ky spiuni rus siper, isoj e do nball.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje