Netanyahu paralajmëron Iranin

27 Shtator 2024, 21:10Bota TEMA
Netanyahu paralajmëron Iranin

Me ndonjë duartrokitje dhe shumë kontestime, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është pritur të premten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Fillimisht, Netanyahu ka denoncuar ato që i ka quajtur “gënjeshtrat dhe shpifjet” të bëra ndaj vendit të tij pikërisht në selinë e Pallatit të Qelqtë.

“Pasi dëgjova gënjeshtrat dhe shpifjet të bëra ndaj vendit tim nga shumë folës në këtë podium vendosa të vij vet dhe t’i sqaroj gjërat”, ka thënë Netanyahu.

Ai ka theksuar se Izraeli është në luftë për mbijetesën e tij dhe ka shtuar se do të vazhdojë të luftojë deri në një fitore të plotë.

Në këtë aspekt, një paralajmërim kryeministri ia ka drejtuar Iranit, duke i bërë të qartë se në rast se sulmon shtetin hebre do të goditet.

“Teherani po përpiqet të imponojë radikalizmin e tij përtej Lindjes së Mesme. Ndaj Izraeli ka qenë i detyruar të mbrohet në 6 fronte të mbështetura nga Irani”, ka thënë Netanyahu.

Duke mbajtur në duar dy harta, të etiketuara si “bekimi” dhe “mallkimi”, lideri izraelit ka shtuar se nuk ka vend në Iran ku dora e gjatë e Izraelit të mos arrijë dhe kjo sipas tij, vlen për të gjithë Lindjen e Mesme.

Mesazhe të ngjashme Netanyahu ka dhënë edhe për lëvizjet islamike të Hamasit dhe Hezbollahut, duke premtuar vazhdimin e luftës deri në asgjësimin e tyre.

“Hamasi duhet të largohet. Nëse qëndron, atëherë do të vazhdojë të sulmojë. Po ashtu, derisa Hezbollahu të zgjedhë luftën, Izraeli nuk ka alternativa”, ka shtuar Netanyahu.

2 Komente

  1. F
    Flame

    Cfare titull kari ahahahahahaa

    Përgjigjjuni
    1. D
      Deda

      Ka të drejtë , mos e ngacmoni .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje