Kyreministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar kategorikisht deklaratat që po qarkullojnë në media se ai është pro armëpushimit me Libanin.
Në deklaratën zyrtare të lëshuar nga shteti Izraelit, Netanyahu ka thënë që nuk do të ketë një armëpushim të afërt dhe se ushtria e tij do të sulmojë “me të gjitha forcat deri në fitore dhe kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre"
“Lajmet për një armëpushim janë të pasakta. Ky është një propozim amerikano-francez, të cilit kryeministri as nuk iu përgjigj”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim i drejtpërdrejtë vjen menjëherë pas deklaratave të ashpra të zyrtaëve izraelitë. Më herët ata kundërshtuan ashpër idenë e armëpushimit duke thënë se "Armikut nuk duhet t'i jepet kohë të shërohet nga goditjet e rënda që mori dhe të riorganizohet për vazhdimin e luftës pas 21 ditësh," ishte fjala e Ministrtit të Financave Bezalel Smotrich.
Një tjetër reagim është dhe ai i ministritres së Misioneve Kombëtare të Izraelit Orit Strook e cila thotë se nuk ka asnjë marrëveshje për armëpushim, as për 21 ditë dhe as për 21 orë.
Ndërkohë gjendja në Liban shfaqet shqetësuese ku sulmet nuk kanë ndalur as gjatë natës së enjte. Raportohen mbi 20 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga sulmet në veri – lindje të vendit.
Lini një Përgjigje