Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

22 Janar 2026, 14:30Bota TEMA
Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem

Në Davos po diskutohet për të ardhmen e Groenlandës dhe të botës, por në fjalimin e tij të gjatë, Donald Trump gjeti kohë të komentojë edhe pamjen e re të presidentit francez, Emmanuel Macron.

“E dëgjova dje teksa fliste me ato syzet e bukura të diellit. Çfarë ka ndodhur? E pashë duke u shtirur si i fortë”, tha Trump.


Syzet që Macron mban prej rreth një jave, për shkak të një hemorragjie nënkonjuktivale, një shqetësim jo serioz shëndetësor kanë tërhequr vëmendje të madhe publike. Kjo vëmendje ka qenë e favorshme për sipërmarrësin italian Stefano Fulchir, pronar i kompanisë iVision Tech, e cila në vitin 2023 bleu shtëpinë franceze të syzeve Henry Jullien. Kjo kompani prodhon në Lons-le-Saunier (rajoni Jura) modelin Pacific S01, me çmim 659 euro.

“Zakonisht prodhojmë rreth njëqind palë syze Pacific në vit, por me këtë ekspozim mediatik rrezikojmë të duhet të prodhojmë deri në një mijë, sepse tani të gjithë duan të blejnë të njëjtin model”, tha Fulchir për radion RTL.


Ai shtoi se kompania ishte veçanërisht e emocionuar nga ky interes, pasi presidenti Macron kishte porositur syze edhe më herët. “Në vitin 2024 ai bëri një porosi për t’ia dhuruar një ministri dhe më pas vendosi të merrte një palë edhe për vete. Presidenti këmbënguli që syzet të ishin tërësisht të punuara me dorë në Francë dhe nuk pranoi t’ia dhuronim, dëshironte t’i blinte vetë”, theksoi Fulchir.

Nuk bëhet fjalë, pra, siç u mendua fillimisht, për modelin Ray-Ban Aviator të njohur nga filmi Top Gun, i veshur nga aktori Tom Cruise. Shtëpia Henry Jullien publikoi në Instagram një foto të Macronit në Davos, duke sqaruar se ‘modeli Pacific S01 vjen nga koleksioni prestigjioz Doublè Or. Korniza metalike me ngjyrë argjendi kombinohet në mënyrë perfekte me lentet blu, duke krijuar një ekuilibër ideal mes modernitetit dhe finesës’.


Një javë më parë, Macron e trajtoi me humor problemin me syrin, duke thënë se do të zgjasë për ca kohë dhe se “syri i tigrit”, si në filmin Rocky, është shenjë e vendosmërisë së Francës.

8 Komente

  1. P
    Pofka

    Po gjithë kjo gjullurdi në botë për syzet e diellit të Makaronit të Fronsës, sa qenkan mbaruar të gjitha në dyqan. Edhe Edi jonë mbath ato syzet e kuqe rrethore që ja ka marrë Zahos. I ka flakë të kuqe si tangat. Pse nuk shiten ato derëzeza?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pofka

      Po gjithë kjo gjullurdi në botë për syzet e diellit të Makaronit të Fronsës, aq sa qenka zbrazur menjeherë dyqani nga kërkesa. Edi jonë mbath një palë syze të kuqe rrethore si sumë kavanozi, që ja ka marrë Zahos. I ka flakë të kuqe si tangat. Pse nuk shiten ato derëzeza?

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        I donte patjeter te prodhuara ne France Makaroni

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tuti

          I paska bere superxhiro shitje kompanise se syzeve per 1 vit.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Mos na shit dengla ti mor kaposh.

            Përgjigjjuni
            1. U
              U SHOFSHI

              Ah, u shufshi o mendjemedhenj

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ?

                I bleu ky dhe u shiten gjithe syzet e diellit. Po opingat e Edit pse nuk i blen njeri?

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Napoleoni

                  Pse dashke patjeter zotrote te prodhohen ne France syzet e tua? I beni me mjalte ju ne France? Keta shtetet e tjera s'dine t'i bejne si Fronsa? Sa arrogant dhe hundeperpjete qe jane frenget.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje