Mark Rutte, ka nisur menjëherë veprimet pas takimit të dështuar më 14 janar në Washington, ku nënkryetari amerikan, JD Vance, u takua me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, dhe ministren e Jashtme të Groenlandës, Vivian Motzfeldt. Sekretari i Aleancës Atlantike zhvilloi një seri konsultimesh të gjerë, duke përfshirë jo vetëm danezët dhe aleatët evropianë, por edhe ambasadorin amerikan në NATO, Matthew Whitaker.
Rasmussen dhe Motzfeldt i kishin ofruar Vance-it mundësinë që Groenlanda të strehonte të gjitha bazat ushtarake që konsideroheshin të nevojshme. Vance, megjithatë, e ktheu ofertën duke kërkuar: Ne duam të bëhemi pronarë të ishullit.
Kundërpropozimi ishte i qartë: sipas ligjit të Groenlandës, toka nuk është në shitje; mund të jepet vetëm një koncesion afatgjatë. Ky ishte skenari që presidenti Donald Trump hodhi poshtë dje nga foltorja e Davosit.
Më 19 janar, Rutte priti në Bruksel ministren e Groenlandës, Motzfeldt, e shoqëruar këtë herë nga ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen. Të tre u angazhuan për të hartuar një skemë më të gjerë: një marrëveshje që të përfshinte pjesëmarrjen e vendeve të gatshme për të forcuar sigurinë ushtarake në Groenlandë dhe rajonin përreth. Pas largimit të tyre, Rutte telefonoi Trump-in. Ai nuk i paraqiti një formulë përfundimtare, por një kornizë: të gjithë aleatët do të pranonin udhëheqjen amerikane në zonë. Rutte shtoi, duke ngjallur interesin e presidentit, se partnerët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë në Arktik, duke blerë pajisje ushtarake nga SHBA.
Gjatë bisedës, Rutte përmendi shembullin e Danimarkës, klient i rregullt i Lockheed Martin për avionët F-35. Trump iu përgjigj vetëm në mënyrë të rezervuar. Këto nuk duket se janë kontaktet e vetme me Shtëpinë e Bardhë; janë angazhuar edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer.
Më 20 janar, Rutte i informoi ambasadorët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në Këshillin Atlantik në Bruksel, mbi qëllimin e kësaj nisme. Sekretari i Aleancës propozojë vijimin e dialogut brenda “grupit të punës” SHBA-Danimarkë-Groenlandë, që ishte rezultati i vetëm i takimit me Vance. Sugjerimi u përkrah nga danezët dhe nga vende të tjera kyçe, përfshirë britanikët. Më e rëndësishmja, Whitaker amerikan dha miratimin e tij.
Sigurisht, ishte i nevojshëm vulosja nga Trump. Në takimin dypalësh të djeshëm, 21 janar, Rutte shfrytëzoi të gjithë aftësinë e tij për diplomaci dhe bindje. “Kemi një marrëveshje kornizë”, tha presidenti amerikan. Tani mbeten për t’u sqaruar detajet, që si gjithmonë janë të ndërlikuara. Çështja kryesore mbetet pronësia e territorit. Disa sugjerojnë modelin e Guantanamos, bazën detare që u dha me koncesion të përjetshëm nga qeveria e Kubës në SHBA më 1903.
Nuk e bindi Rutte. Rutte ishte per te shpetuar poshterimin e Trapit. E detyroi Europa. Me kercenim lufte dhe me sanksione. Plus shitjen e te gjitha bonove amerikane qe do ta rrezonin dollarin pertoke dhe bllokimin e kompanive amerikane ne Europe, plus pezullimin e marreveshjes BE-SHBA qe pervente 40 perqind te tregtise amerikane. Trapi u terhoq pasi pa aksionet dhe bursat amerikane qe u fundosen dhe u zmbraps si dele. Kjo ishte fitore e Europes.
Ekzakt,X.
Shoh disa persona qe e konsiderojne terheqjen e Trumpit nga pushtimi i Groenlandes si nje fitore. Por djalli fshihet ne detaje . Nuk dime se cfare ka premtuar Europa dhe Danimarka te japin. Nese Trumpi ka marre ' koncensionin e Groenlandes perjetesisht' sic ka Guantanamon e Kubes, dhe shfrytezimin e mineraleve atehere cfare ka fituar Europa ? Trumpi ate donte . I plasi atij per bazat amerikane atj. Ai i ka tashme nja 3 baza te medha atje. Plus qe po lexoj dhe qe europa ka prmetuar blerje armesh ( avjonet F-35). kesaj i bie qe " lopa eshte e imja, por eshte tjeter kush qe e mjel "
Οre gazetar "dinshumi" respekto edhe lexusit qe nuk jan ne "nivelin" e pordhes si puna yte e na sqaro kush esht ky RUTTE,, se car ti bojm halleve e hajnis qe ka plas kudo ne ket shtet antishqiptaresh e spo na le koh e tru te futemi thell te njohim pesonazhe me influenc e kaq forc sa te bindi cmendurin e Re qe po na hudh fati Pra ju lutem ndonji komentusi te respektushem qe nuk mungojn ktu ,te na jap (se sbesoj te jem vetem) mundesin te marim vesh e ti falemi ketij njeriu e politikani te madh RUTTE........
Rutte është sekretari i përgjithshëm i NATO-s. ! Ish lryeministëri i Hollandës
Kush ju tha qe Trumpi hoqi dore o tru shplare.Ku I shikoni keto lajme.Mareveshja do behet ashtu siç do Ai dhe pike.