Në një deklaratë të pazakontë dhe shumë larg gjuhës diplomatike, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka sulmuar ashpër presidentin francez Emmanuel Macron, për qëndrimin e këtij të fundit në lidhje me dërgimin e trupave evropiane në Ukrainë pas një marrëveshjeje paqeje.
Macron ka insistuar se pas përfundimit të luftës, mund të ketë praninë e forcave evropiane për misione paqeruajtëse në territorin ukrainas, një ide që Moska e kundërshton prerazi.
“Gjeli francez pa tru nuk arrin të kuptojë idenë që nuk do ketë trupa në Ukrainë. Është thënë qartë: JO trupa të NATO-s si forca paqeruajtëse.
Rusia nuk e pranon një ‘garanci sigurie’ të tillë,” shkroi Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, në një postim në platformën X.
Më tej, ai përdori edhe një krahasim ironik dhe fyes ndaj presidentit francez:
“Por zogu i ngjirur dhe i mjerë vazhdon të kakarisë, për të treguar se është mbret në kotecin e pulave.”
Deklarata e Medvedev vjen një ditë pasi Macron, në një intervistë për NBC News, deklaroi se pas një marrëveshjeje të mundshme për paqe në Ukrainë, është detyrim i “Aleancës së të Gatshmëve” që të ndihmojë me trajnime, pajisje dhe bashkëpunim në terren.
Tensionet mes Rusisë dhe Francës janë rritur ndjeshëm muajt e fundit, me Parisin që ka rritur tonin diplomatik dhe nuk ka përjashtuar më mundësinë e angazhimeve ushtarake në mbështetje të Ukrainës.
Pijanec ordiner megaloman. Pi vodka dhe flet budalleqe. Si mund te jete drejtues nje alabak i tille. Muzhiku ofendon demokracite europiane. Trap!
Një spiun që bëhet diktator,pëlqen vetëm debila si medvedevi pijanec , dhe lukashenko lepe-peqe.
Medvedev njeri apo servil I peshtire. I perdorur. Pergjegjes per mos ngjizjen e demokracise ne Rusi! Tip I vogel, kokebosh, qe Putin e perdor sa here I I duhet si leter higjenike.
O Linza i mjere.Eshte pikerishte ashtu.Makroni do te imitoje Napoleonin por eshte vetem hieja e tij.
Macron do s’do ti eshte président i nje superfuqie që ti nuk e di. Prandaj mos keput kërcuj.
Jo zog mer lal, shpend...
En français, avoir un, foi, gras, signifie, avoir une, stéatose hépatique. S. H. Une, accumulation excessive, de, graisse, dans le foie. S.H.Ce n'est pas le foie gras comestible, mais une maladie potentiellement grave. Également appelée, maladie du foie gras. En anglais Non-Alcoholic Fatty Liver Disease. Ou, NAFLD.