Autoritetet polake njoftuan të hënën se kishin nënshkruar një kontratë 2 miliardë dollarëshe me Shtetet e Bashkuara për të ofruar mbështetje logjistike për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore bazuar në sistemin Patriot të projektuar nga Amerika.
“Ky është një investim themelor, një investim ekzistencial”, tha ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz pas nënshkrimit të marrëveshjes, duke shtuar se “investimi prej rreth dy miliardë dollarësh (…) ka të bëjë me shpërndarjen e pajisjeve dhe mbështetjes logjistike për bateritë Patriot” në dispozicion të ushtrisë polake.
Kryeministri polak Donald Tusk i ka kërkuar Bashkimit Evropian të krijojë një mburojë të mbrojtjes ajrore për të forcuar aftësinë e bllokut për të penguar agresionin.
Ofrimi i mbështetjes teknike dhe trajnimit është hapi i fundit që bateritë Patriot të bëhen plotësisht funksionale.
Bejne cfare bejne keto kurvat e Evropit perseri te Daj Sami shkojne dhe heqin breket.
Pa diskutim që ashtu është. Skemë e qartë përfitimi nga ana e "dajos". Ndërkohë që bën paqe me Rusët i thotë Evropës - Më jep paratë se ta lëshova "ariun" hahaha..-.