Prapaskenat: Izraelitët donin të vrisnin edhe ajatollahun Khamenei, por Trump i ndali

16 Qershor 2025, 09:08Bota TEMA
Prapaskenat: Izraelitët donin të vrisnin edhe ajatollahun Khamenei,

Presidenti amerikan Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit të ditëve të fundit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Lajmi u konfirmua nga dy zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters këtë të diel.

“A e kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan deri tani? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk po jemi duke folur fare për ndjekje të udhëheqjes politike”, – tha një nga burimet, një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Duke folur në kushte anonimiteti zyrtarët thanë se udhëheqësit e lartë amerikanë kanë qenë në komunikime të vazhdueshme me zyrtarët izraelitë në ditët që kur Izraeli nisi një sulm masiv ndaj Iranit në një përpjekje për të ndaluar programin e tij bërthamor.

Ata thanë se izraelitët raportuan se kishin një mundësi për të vrarë edhe udhëheqësin e lartë iranian, por Trump ua mohoi planin. Zyrtarët nuk thanë nëse ishte vetë Trump që e dha mesazhin. Trump ka qenë në komunikime të shpeshta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kur u pyet për këtë lajm të Reuters, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një intervistë të dielën në Fox News tha: “Ka kaq shumë raportime të rreme për biseda që nuk kanë ndodhur kurrë, dhe unë nuk do të hyj në këtë. Por mund t’ju them se mendoj se po bëjmë atë që duhet të bëjmë dhe do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Mendoj se Shtetet e Bashkuara e dinë se çfarë është e mirë për Shtetet e Bashkuara”, – tha Netanyahu.

Trump shpreson për një rifillim të negociatave SHBA – Iran mbi programin bërthamor të Teheranit. Bisedimet që ishin planifikuar për të dielën në Oman u anuluan si rezultat i sulmeve. Trump i tha Reuters të premten se “ne dinim gjithçka” rreth sulmeve izraelite. 

3 Komente

  1. F
    Floki

    Hahaha po po a thua se e kishte Izraeli ne dore

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Po kush e kishte në dorë , o Floki ? A nuk i vrau Izraeli tërë gjeneralët dhe shtat madhorinë e ushtrisë iraniane dhe ka paralizuar komplet ngritjen e avionëve ? Ai ka agjentë deri në udhëheqjen e lartë të ajatollajve dhe mund të vrasë kë të dojë , sikur në vrimën e miut të futen . Madje Izraeli mund të eliminojë çdo person në çdo vend të botës , mjafton t'i verë rrethin e kuq . Sot lufta nuk bëhet me ushtri e këmbësori, por me tru e teknologji . Dhe mos harrojmë që Izrali është një shtet me afro 9 milion banorë , ndërsa Irani 88 milion . Izraeli ka një sipërfaqe më të vogël se Shqipëria 22 mijë km katror , ndërsa Irani 60 herë më të madhe .

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mustafahhhhhh arghhhh

      Po,si do ti linte? E ka marre ne telefon islamiku Mustafahhh nga Amerika dhe islamiku Hajrihhh nga Kanadaja.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje