Në një veprim të rrallë dhe jashtëzakonisht të pazakontë për standardet e saj të fshehtësisë, shërbimi izraelit i inteligjencës, Mossad, ka publikuar pamje filmike që tregojnë operativët e saj brenda territorit iranian duke vendosur sisteme goditjeje të precizionit të lartë për të shkatërruar sistemet iraniane të mbrojtjes ajrore.
Pamjet tregojnë operativë të maskuar duke vendosur pajisje teknologjike në një zonë të identifikuar si bazë ushtarake iraniane. Më pas, nga një distancë e sigurt, duket se sistemet e mbrojtjes ajrore goditen me saktësi dhe neutralizohen.
Ky publikim vjen në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, pas një sërë sulmesh ajrore të koordinuara që kanë përfshirë objektiva bërthamore, shkencëtarë dhe udhëheqës të lartë ushtarakë iranianë.
Zyrtarë të lartë izraelitë thonë se publikimi i pamjeve synon të dërgojë një mesazh të qartë: Izraeli është në gjendje të godasë brenda territorit iranian me saktësi dhe pa u zbuluar.
Kjo lëvizje pritet të tensionojë më tej situatën në Lindjen e Mesme dhe të nxisë reagime të forta nga Teherani, i cili tashmë ka premtuar hakmarrje të ashpër.
Zëdhënësi i IDF-së (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit) deklaroi:
"Dyqind avionë hodhën 330 municione; Shefi i Shtabit, kreu i Gardës Revolucionare dhe zyrtarë të tjerë të lartë u eliminuan.
Ne e nisëm operacionin përballë një kërcënimi ekzistencial.
Nisëm një operacion për të garantuar ekzistencën tonë këtu".
Prapaskenat e sulmit izraelit në Iran:
Mossadi ndërtoi fshehurazi kapacitete brenda Iranit me synimin për të dëmtuar arsenalin strategjik të raketave dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit. Agjentët e Mossadit kontrabanduan sasi të mëdha armatimi të specializuar brenda Iranit, i shpërndanë nëpër vend dhe i përdorën për të goditur objektivat me saktësi dhe efikasitet.
Operacionet e zbuluara përfshijnë:
1.Njësi Komando: Ekipe komando të Mossadit vendosën sisteme armësh me drejtim të saktë në zona të hapura pranë vendeve iraniane me raketa tokë-ajër (SAM), për të penguar përpjekjet e Iranit për të rrëzuar avionët izraelitë.
2.Teknologji në Automjete: Teknologji të sofistikuara u instaluan në automjete. Në fillim të sulmit të befasishëm, armët u lëshuan dhe shkatërruan plotësisht sistemet iraniane të mbrojtjes.
3.Bazë Dronësh: Mossadi krijoi një bazë dronësh shpërthyes brenda Iranit, e cila ndërmori sulme ndaj lëshuesve të raketave tokë-tokë në bazën Aspehbad pranë Teheranit — lëshues të konsideruar kërcënim strategjik dhe civil për Izraelin.
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin të pranojë një marrëveshje për programin bërthamor “para se të mos mbetet më asgjë”.
Ai sugjeroi se sulmet e ardhshme të Izraelit mund të jenë “edhe më të egra”.
Ja pra cfar force te jashtezakoneshme zoteron sherbimi sekret shteteror , ne se vleresohet si duhet nga kreret e shteteve . Sali Berisha mund te vleresohet si Netanjahu , persa i perket zoterimit te sherbimit sekret , kurse rivali i tij , Edi Rama , si nje junior amator qe e nencmon kete sherbim , duke e vene pas kujdesit per sportet dhe propoganden . Arriti deri atje , sa qe Visho Ajazin , krahun e djathte te Gestapos se Bashkim Gazidedes , jo vetem qe nuk e vleresoi kurre si rezikshmeri kombetare , por . . . pas plotesimit te mandatit disa vjecar ne krye te SHIK - ut dhe dekoratave qe i vari , e emeroi ambasador te Shqiperise pe NATO , duke i futur gjarperin ne gji edhe vete NATO - s !
Salihu me një anë,Partia Socialiste në anën tjetër si agjentë besnik të serbit e grekut shkatrruan Ushtrinë Shqiptare Industrinë,Infrastrukturën mbrojtëse.Asnë shtet në Ballan nuk kishte armatime sa Shqipëria që nga Aeroplanët tanket, raketat e armatime tjera të rënda e të lehta.Sot Ushtria Shqiptare ka dy helikopterë për të shuar zjarre apo për të vizituar Edi Ramën ka xero takse e fare armatime tjera,kjo është tradhtia më e madhe që u është bërë shqiptareve.Askush nuk u denua për këto tradhti asnjë ushtarak asnjë ministër.Merre me mendë Ministri i Ushtrisë pas ndryshimeve demek demokratike shkon në Greqi dhe punësohet si roje nate në një ndermarrje greke.Popull që është i destinuar të asimilohen për të mos thënë edhe zhduket.Si nuk foli një bir shqiptari për 35 vite të bënë shtet Shqipërinë qoftë edhe një vit së paku.
Dashuria per atdheun eshte produkt i respektit dhe mirenjohjes per bashkeshtetasin. E pamundur kjo midis zhqiptaresh