Presidenti i Iranit kërcënon me një përgjigje “më të ashpër”

14 Qershor 2025, 19:41Bota TEMA
Presidenti i Iranit kërcënon me një përgjigje “më

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar për një përgjigje “më të ashpër”, nëse Izraeli vazhdon sulmet e tij.

“Vazhdimi i agresionit sionist [izraelit] do të përballet me një përgjigje më të ashpër dhe më të fuqishme nga Forcat e Armatosura iraniane”, thotë Pezeshkian, sipas mediave shtetërore.

Ai thuhet se i bëri këto komente gjatë një telefonate me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më herët tha se vendi i tij do të godasë “çdo vend dhe çdo objektiv të regjimit të ajatollahëve” në Iran.

“Ne i kemi dhënë një goditje shumë të rëndë vendit kryesor të pasurimit të Iranit dhe nëse është e nevojshme do ta godasim përsëri”, thotë ai në një mesazh video të publikuar së fundmi.

“Ekziston një kërcënim i madh nga raketat balistike, ne kemi ndërmarrë veprime për të shkatërruar aftësitë e prodhimit të raketave balistike të Iranit”, shton ai.

Ai po ashtu tha se Ushtria tani po shkatërronte aftësinë e Iranit për të prodhuar raketa balistike.

Israel Katz, ministri izraelit i Mbrojtjes, ka paralajmëruar nga ana tjetër se “Teherani do të digjet” nëse Irani vazhdon të qëllojë raketa.

Duke folur pas një takimi vlerësues me shefin e shtabit të Ushtrisë, ministri i mbrojtjes tha se Irani do të paguajë “një çmim të lartë” për dëmtimin e izraelitëve.

Katz iu drejtua drejtpërdrejt Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Diktatori iranian po i merr peng qytetarët e Iranit, duke sjellë një realitet në të cilin ata, dhe veçanërisht banorët e Teheranit, do të paguajnë një çmim të lartë për dëmin flagrant të shkaktuar ndaj qytetarëve të Izraelit. Nëse Khamenei vazhdon të qëllojë raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, tha Katz në një deklaratë.

Irani ndërkohë nga ana tjetër tha se dialogu me SHBA-të mbi programin bërthamor të Teheranit është “i pakuptimtë”, por tha se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara të dielën, raporton Reuters

4 Komente

  1. l
    lexuesi

    Deklaratat e Iranit te ngjajne me ato te Indise, qe nga " luan i terbuar" u katandisen ne "pula te perveluara"....

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Bo boooo... do bëjnë një mut më të madh mbi minare tani

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        O more Z president pa e fituar luften nga armiku i mbrenshem nuk mundesh te fitosh prej armikut te jashtem ,hekuri punohet sa eshte i nxehte si te ftohet je zgjuar vone nga gjumi.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rushdiu

          Kujdes edhe ju bythperpjetet se e keni mbushur Tiranen me xhami dhe Ajatollah.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje