Presidenti iranian: Armëpushimi do të respektohet nëse Izraeli vepron njëjtë

24 Qershor 2025, 16:12Bota TEMA
Presidenti iranian: Armëpushimi do të respektohet nëse Izraeli

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar sot se armëpushimi që është bërë i ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump, do të respektohet nëse Izraeli vepron njëjtë.

“Nëse regjimi zionist nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”, tha Pezeshkian në një bisedë telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anëar Ibrahim, sipas faqes zyrtare të presidencës.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sulmoi ashpër Izraelin dhe Iranin sot, teksa akuzoi të dyja palët për shkelje të armëpushimit.

Izraeli nga ana e tij tha se ka goditur një radar iranian, por është “përmbajtur nga sulme të mëtejshme” pasi kryeministri Benjamin Netanyahu foli me Trumpin.

Izraeli tha gjithashtu se raketat u lëshuan nga Teherani pasi armëpushimi hyri në fuqi, por Irani mohon nisjen e sulmeve të reja ndaj Izraelit.

Gjatë natës, përpara se të konfirmohej armëpushimi, të dyja palët shkëmbyen zjarr, ndërsa banorët e Teheranit që thanë se ishin dëshmitarë të një prej sulmeve “më të rënda” nga Izraeli. Zyrtarët vendas thonë se nëntë persona janë vrarë në Iranin verior.

Ndërkohë Shërbimi i emergjencës i Izraelit deklaroi se katër persona u vranë në Beersheba.

Lini një Përgjigje