Një krizë për rekrutimin e hebrenjve ultra-ortodoksë në ushtrinë izraelite kërcënon qeverinë dhe përçarjen e vendit, raporton BBC.
Opinioni publik lidhur me çështjen ka ndryshuar thellësisht në Izrael pas dy viteve luftë dhe tani është ndoshta faktori më shpërthyes i riskut me të cilin përballet kryeministri Benjamin Netanyahu.
Ligjvënësit po shqyrtojnë një projektligj për t’i dhënë fund përjashtimit të burrave ultra-ortodoksë që janë regjistruar në studimet fetare me kohë të plotë që është vendosur më 1948 kur u deklarua shteti i Izraelit.
Përjashtimi u shpall i paligjshëm nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë para 20 vitesh. Përshtatjet e përkohshme për vijimin e tij morën vendim të prerë nga gjykata vitin e kaluar duke e detyruar qeverinë që të fillonte me rekrutimin.
Rreth 24 mijë thirrje u lëshuan vitin e shkuar, por vetëm 1200 ultra-ortodoksë (Haredi) u përgjigjën.
Konflikti po përhapet dhe ligjvënësit po debatojnë për projektligjin e ri që ultra-ortodoksët t’i bashkohen shërbimit ushtarak si hebrenjtë e tjerë izraelitë.
Dy politikanë Haredi u shënjestruan këtë muaj nga disa protestues ultra-ortodoksë që janë tërbuar nga diskutimi i parlamentit për ligjin e propozuar.
Javën e shkuar, një njësi speciale e Policisë Kufitare shpëtoi oficerë të Policisë Ushtarake që ishin shënjestruar nga një turmë e madhe burrash Haredi teksa përpiqeshin të arrestonin një të dyshuar për shmangien e thirrjes.
Arrestimet kanë nxitur krijimin e një sistemi të ri mesazhesh të quajtur “Sinjali i zi” për shpërndarjen e lajmit në mënyrë të shpejtë midis komuniteteve ultra-ortodokse dhe thirrjen e protestuesve për të parandaluar arrestimet.
Por ndryshimet nuk kanë depërtuar dot në muret e seminarit hebre në Bnei Brak, një qytet ultra-ortodoks në periferi të Tel Avivit.
Në klasë, djemtë adoleshentë studiojnë ligjet e besimit të judaizmit. “Duke studiuar Torah-un, ne i mbrojmë ushtarët kudo që janë. Kjo është ushtria jonë”, thotë rabini Tzemach Mazuz. Ai e pranon se Izraeli po ndryshon.
“Sot shumë njerëz në qeveri e parlament janë larguar nga besimi. Ata thonë se studentët yeshiva janë dembelë, gjë që s’është e vërtetë. Në Tel Aviv, ka mijëra njerëz që i shmangen thirrjes, pse nuk marrin ata? Pse sulmojnë yeshiva-t?”
Pavarësisht sulmeve të së djathtës, Tel Avivi ishte një nga kontribuesit kryesorë të luftës për numrin e ushtarëve.
Popullsia ultra-ortodokse ka dyfishuar numrin e saj në shtatë dekada dhe tani përbën 14%. Ajo që nisi si përjashtim për disa qindra studentë u kthye në një grup me 60 mijë burra.
Ka ushtri speciale dhe njësi policie për ultra-ortodoksët që duan të shërbejnë. Netanyahu tha në çelje të sezonit parlamentar në tetor se projektligji i ri do të përkonte me regjistrimin e 10 mijë yeshiva-ve në dy vjet, diçka që sipas tij do të jetë “revolucion i vërtetë.”
Partitë ultra-ortodokse janë aleatë kyç në koalicionin qeverisës të kryeministrit dhe mbijetesës së tij politike teksa përballet me akuza për korrupsion, të cilat i mohon. Një kërkesë kryesore në këmbim të besnikërisë së tyre është vijimësia e përjashtimit nga shërbimi ushtarak për mbështetësit e tyre.
Kjo çështje ka rrëzuar dy herë qeveritë e Netanyahu në të shkuarën.
Projektligji që po shqyrtohet në parlament është një përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje ose për të blerë kohë para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Izraeli eshte ne krizen qe vete e kerkoi, ra ne batakun agresiv te te djathtes extreme.
Ca thu o trupeshk!? Ti as qe e ke idene per cfare behet fjale o karagjoz.
Mbetjet njerëzore të dorëzuara mbrëmë nga grupi terrorist në Gaza Hamas nuk përputheshin me ato të dy pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës. Analizat, u kryen nga Instituti Mjeko-Ligjor Abu Kabir në Tel Aviv, dy pengjeve të mbetura, rreshteri Ran Gvili dhe shtetasit tajlandez Sudthisak Rinthalak. Në këtë zhvillim, krijohet Brigada Hasmonean e ushtrisë izraelite, e përbërë nga ushtarë ultra-ortodoksë, që ka përfunduar kursin e saj të parë të komandës së seksionit. Trajnimi, hedh tej "petke" dhe edhe hedh themelet për gjeneratën e ardhshme të komandantëve Haredi në ushtri. Krijimi i Brigadës Hasmonean është pjesë e përpjekjeve - të ushtrisë - për të rritur rekrutimin e burrave ultra-ortodoksë, ndërsa përballet me një mungesë personeli për shkak të luftës së vazhdueshme kundër grupeve terroriste, si edhe të Hamas në Gaza. Gjithashtu synon të demonstrojë, pavarësisht kundërshtimit, edhe të udhëheqjes së rabinëve Haredi ndaj rekrutimit, se, shërbimi ushtarak mund të bashkëjetojë me praktikën ultra-ortodokse. Mbrëmë, mbetjet njerëzore iu dorëzuan grupit terrorist Hamas. Në Rripin e Gazës ende - të pa shantazhueshëm më - por me pengjet të sfiluarit do synojë të prekë t'hiqen zvarrë e shtiret zgjedha vëmendjesh - mbeten, nga trupat e rënë, ato të dy pengjeve. Rreshterit të rënë Ran Gvili si dhe shtetasit tajlandez Sudthisak Rinthalak.