Pushtime, dronë dhe raketa - Pas samitit në Alaskë ushtria ruse ka rritur 'rrezikun' në Ukrainë

24 Gusht 2025, 10:20Bota TEMA
Pushtime, dronë dhe raketa - Pas samitit në Alaskë ushtria ruse

Rrugët rajonale dhe qendrat e vogla urbane, që deri para gjashtë muajsh i konsideronim kryesisht të sigurta, tani janë nën kontrollin e ushtarëve rusë ose goditen vazhdimisht nga dronët e tyre. Ndërmjet Kramatorskut dhe Pokrovskut nuk ka më lidhje të drejtpërdrejtë – për të kaluar nga një zonë në tjetrën duhet bërë një devijim prej rreth 250 kilometrash në prapavijat ukrainase, kurse më parë mjaftonin vetëm 80 kilometra. Për më tepër, që nga mesi i qershorit, komandat e Kievit nuk i lejojnë më civilët të hyjnë në Pokrovsk, tashmë gati tërësisht të rrethuar.

Donbasi që ende mbahet nga ukrainasit, rreth 25-30% e territorit, po shndërrohet në një labirint i madh vdekjeprurës: sulme ajrore, rrezik pritash, postblloqe të improvizuara dhe zona gri që ndryshojnë kontroll nga një pasdite në tjetrën. “Dronët-mëmë rusë fluturojnë lart në qiell 24 orë në ditë, gjurmojnë objektivat dhe më pas drejtojnë dronët kamikazë më të vegjël, nuk ka më zona të sigurta”, paralajmërojnë patrullat në rrugë.

Edhe në Kharkiv qarkullimi është i dobët, shumë dyqane janë të mbyllura ose kanë vitrinat të mbuluara me dërrasa, njësoj si në muajt e parë të vitit 2022. Shihen kudo qepenë të ulura dhe thasë me rërë para dyerve. Nuk kalon ditë pa një sulm. “Gjendja u përkeqësua para samitit Putin-Trump më 15 gusht. Pas tij situata u stabilizua disi dhe ndoshta sulmet ajrore janë zbehur pak, por presioni i inkursioneve tokësore mbetet i fortë”, thonë ushtarët që kthehen nga vijat e para.

Luftë konsumimi

Pamja që ofron lindja e Ukrainës, dhjetë ditë pas samitit në Alaskë, është një luftë konsumimi me ngritje e ulje. Është sikur diplomacia dhe përpjekjet e presidentit Trump për ta bindur Putinin të ulet në negociata me Zelenskyn të zhvillohen në një botë tjetër, krejt e shkëputur nga realiteti i betejave. Për ta kuptuar mjafton të shihen shifrat.

Midis ajrit dhe tokës

Sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Kievit, rusët që nga 15 gushti deri mëngjesin e djeshëm kanë lëshuar rreth 1.200 dronë dhe rreth 60 raketa. Shifra është e lartë, por sulmet janë përqendruar në dy net të veçanta dhe duken më pak intensive se breshëritë e meskorrikut që terrorizuan qytetet kryesore. Viktimat e ditëve të fundit janë më të pakta se një muaj më parë.

Sa i përket territorit, shifrat e Kievit tregojnë një përparim gradual rus në Donbas. Pas ofensivave të fundit të vitit 2024 – me mbi 1.000 kilometra katrorë të pushtuar vetëm në nëntor – rusët u ngadalësuan në fillim të vitit 2025. Vetëm pas fitores në Kursk, në prill, nisën sërish të avancojnë. Nga 14 deri më 20 korrik morën 92 kilometra katrorë (mesatarisht 13 në ditë). Nga 21 korrik deri më 3 gusht mesatarja u rrit në 14, pastaj nga 4 deri më 10 gusht arriti 21 dhe më pas ra në 11 deri më 17 gusht. Për javën e fundit pritet e njëjta mesatare.

Patrullat dhe kaosi

“Rusët po mundohen të zgjerojnë territorin për ta paraqitur si fakt të kryer dhe për ta aneksuar më pas si pjesë të plaçkës së luftës”, akuzoi presidenti Zelensky pas samiteve në Anchorage dhe Uashington. Në fakt, taktikat e reja ruse me patrulla të vogla tokësore për të rrethuar Pokrovskun dhe për të synuar drejtpërdrejt Kramatorskun kanë sjellë kaos në prapavijat ukrainase, duke krijuar një zonë të gjerë gri ku është ende e paqartë kush ka epërsi.

Dje në mëngjes, Shtabi i Përgjithshëm i Moskës deklaroi për agjencinë Tass se kishte marrë lagjet perëndimore të Kostyantinivkës. Ukrainasit e mohuan, duke thënë se i kishin zmbrapsur. Megjithatë, është fakt se rusët po përpiqen të organizojnë një manovër rrethimi nga veriu dhe jugu në drejtim të Dobropillias, që mund të kërcënojë qytetin më të madh të mbetur nën kontrollin ukrainas në lindje. “Nëse bie Kramatorsku, Donbasi është i humbur”, pranojnë komandantët ukrainas.

Kundërpërgjigjja e Kievit

Ukrainasit po reagojnë me një intensifikim të sulmeve të tyre me dronë gjithnjë e më të sofistikuar. Në tre vjet e gjysmë kanë kaluar nga prodhimi i më pak se 5.000 dronëve në vit, në mbi 2,5 milionë. Ashtu si vitin e kaluar, ditët e fundit kanë goditur depo municionesh, industri ushtarake, rezerva karburanti, trena me cisterna dhe mbi të gjitha rafineri të mëdha, duke shkaktuar rritjen e çmimit të naftës në Rusi. Që nga fillimi i gushtit kanë djegur një dhjetëshe qendrash energjetike jetike për Moskën.

Inteligjenca e Kievit pretendon se ka ulur me 10% kapacitetin e rafinimit të naftës së armikut, me dëme që i llogarit rreth 75 miliardë dollarë. Sulmi ndaj gazsjellësit rus Druzhba, që furnizon Hungarinë dhe Sllovakinë, shkaktoi protesta nga të dyja qeveritë.(Corriere Della Sera - Përktheu Shqiptarja.com)

13 Komente

  1. P
    Po trapi tha se do i rregullojme keto pune.

    Po trapi tha se do i ndreqim ket o pune

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po ai qe e dhjeu me mut , nuk ka faj fare

      Faj ka ai qe e dhjeu i pari kete pune, jo ai qe nuk e ndreq dot

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arrow

      Ndoshte është një frazë që tingëllon fataliste, por, më vjen keq të them, se: Bota, ka qenë, është dhe do të jetë një vend "i pisët", ku i madhi e ha të voglin (Pavarësisht përrallave) deri në fundin e saj. Ky është një realitet i hidhur që ka shoqëruar të gjithë evoluimin e saj!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diplomati

        He se do coj Linza “ Paqeruajtesit “ me ndihmen e makronit dhe do te terhiqen Ruset ??? Ate qe se beri Trumpi do e bej Linza sipas teorise se Makronit dhe Britanikut !!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patronazhisteve cekic ballit

          Ik o bole. Mire gomari qe na ngordhi, por nuk na lene rehatr as mizat.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhiplomat jeta nuk eshte komedi sic mendon zenelsk

            Ti na qenke dhiplomat si mustafa prozatori pordhatori,ke dash me thene dicka,por ke shkruajtur carlleqe qe nuk ti kupton njeri.. Komedian zeneli akoma nuk po e kupton qe te gjithe po tallin trapin perfshi edhe kryetrapin e amerikes dhe putanputini vazhdon tragjedine me vrasje

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

              Muci eshte nje diplomat karriere qe ne duhet te jemi krenare qe militoi ne rradhet e diplomacise shqiptare ashtu sic qe edhe fatkeqesi qe Muci u terhoq nga karriera e tij, pervec kesaj Muci eshte nje prozator gjenial qe shume pak e zoterojne mjeshterine e prozes si Muci.

              Përgjigjjuni
          2. C
            ClaireEspinoza

            Last month, I earned $21683 from home by working online part-time. In my spare time, I am now a strong online earner from home. This online job is fantastic, and the regular profits are more than any other office job. Everyone should join this home job right now and start generating real money online by just following the instructions on this website.... Open This.... W­­w­­w­­.­­C­­a­­rt­­Blinks­­.­­C­­o­­m

            Përgjigjjuni
            1. A
              Atlas

              Kiev Rus Russian history begins with the polity that scholars have come to call Kiev Rus, the ancestor of modern Russia. Rus was the name that the inhabitants gave to themselves and their land, and Kiev was its capital. There are two textual reasons contained in this pericope that cause some to equate Russia with Gog and Magog. The first can be found in verse two. Ezekiel 38:2 "Son of man, set your face toward Gog, of the land of Magog, the chief prince of Meshech and Tubal, and prophesy against him." In addition, Charles Ryrie, Arnold Fruchtenbaum and the Scofield Reference Bible, declare Magog to be the land of modern day Russia and we should not doubt their extensive research. Now most scholars conclude that Rosh is the old name for Russia. Since the turn of the century, Russia's political system has been dominated by Vladimir Putin, under whom the country has experienced democratic backsliding and become an authoritarian dictatorship. A dictatorship is a form of government where a single leader or a small group holds absolute or near-absolute political power, unchecked by a constitution, laws, or popular consent, often characterized by the suppression of political opposition, control of the media, and limited civil liberties. The term originated in the Roman Republic for a temporary leader appointed during emergencies, but today it describes any nondemocratic government. Key Characteristics of a ........ Foreign Minister Sergei Lavrov said the killing of Gaddafi violated the Geneva Conventions prohibiting summary execution of prisoners of war. Then-prime minister Vladimir Putin expressed his "disgust" at images being shown of Gaddafi's killing and later accused the United States of involvement in the matter. In his final days during the 2011 Libyan Civil War, Muammar Gaddafi was overthrown by the National Transitional Council (NTC) and retreated to his hometown of Sirte. After Sirte fell to the NTC, Gaddafi attempted to escape in a convoy but took refuge in a drainage pipe. He was discovered, shot, and killed by NTC fighters. The term "dictator" was first used in the Roman Republic for a leader granted temporary, absolute power to handle a state emergency.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zani nga Elbasani

                Cudi e madhe. Ne presim te falimentoje Rusia, ajo u beka me e forte. Na paska rrejt Merua. Gjithe keto vite na ka majt me shpresa se mos i bien bolet dashit rrugve....

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nga fitorja ne fitore.

                  Shoke te njesit gueril mbahuni te forte mos u besoni "fake news", Ukraina po fiton dhe vorrezat po shtohen me shpejtesi kete e thote vete Presidenti i saj pa mandat zhelja, kllauni i cirkut Zelensky.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nut Brruti

                    Putini do arrestohet javen tjeter dhe do ta fusin ne nje biruc me Meten.Gjygji do tu bahet ne Kabash te Pukes.Keshtu tha nje plake sot nga kurveleshi.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      ANNONIMUS

                      Sa te jete trampi president rusia dhe izraeli do te bejne cfare te duan .MEGALLOMANI I BRILLANTUAR ESHTE NJE KARAGJOS DHE DIKTATOR .Valle populli amerikan ezgjodhi apo hakeret rus

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje