
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i kërkoi BE-së të forcojë sanksionet ndaj Rusisë dhe paralajmëroi se forcat e Moskës mund të sulmojnë vende të tjera pasi të pushtojnë të tijat.
Në një fjalim në parlamentin çek, Zelenskiy përsëriti thirrjet që BE-ja të lejojë Ukrainën të fillojë rrugën drejt anëtarësimit në bllok duke i dhënë statusin e vendit kandidat.
Zelensky tha se pushtimi rus i Ukrainës është hapi i parë që i duhet Putinit për të hapur rrugën drejt vendeve të tjera, drejt pushtimit të popujve të tjerë.
“Ashtu si në të kaluarën, pushtimi rus i Ukrainës është hapi i parë që i duhet udhëheqjes ruse për të hapur rrugën drejt vendeve të tjera, drejt pushtimit të popujve të tjerë”, tha Zelensky.
Ndërkohë, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se dhënia e statusit të kandidatit në BE për Ukrainën do të ishte “zgjidhja e duhur nga një perspektivë morale, ekonomike dhe e sigurisë”.
Lini një Përgjigje