Rritja e buxhetit të NATO-s për ushtrinë, Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

7 Dhjetor 2025, 10:15Bota TEMA
Rritja e buxhetit të NATO-s për ushtrinë, Hegseth: Gjermania,

Sekretari amerikan i Mbrojtjes*, Pete Hegseth ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.

Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.

“Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund të përballen me pasoja.

Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor – e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump – parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.

Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë.

*Shënim: Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në shtator të vitit 2025, duke e ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, si emër të dytë.(REL)

1 Komente

  1. H
    Haku

    Ja paska fut edhe Korese se veriut.. tre gjera te bejne te shpenzosh ne armatime: ne sistemet diktatoriale, ku ideja qe "mund te na sulmojne atdheun" kthehet ne psikoze/semundje mendore, qe te ben te ndjehesh inferior. Kur ke bere zullume dhe ke nevoj per mbrojtje nga ata qe u ke hyre ne hak, apo u ke rene ne qafe me te padrejt. Ose ke synime te medha si pushtimi dhe kontrolli. Per cfar duartrokasim tani gjermonin..?! Propagand e shemtuar. Vk.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje