Rusia dhe Hungaria “sulm” BE pas arrestimit të Federica Mogherinit: Mbyll sytë para korrupsionit dhe u jep leksione të tjerëve

2 Dhjetor 2025, 15:48Bota TEMA
Rusia dhe Hungaria “sulm” BE pas arrestimit të Federica

Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini. 

Moska dhe Budapesti nuk u vonuan në reagimet e tyre, ku sulmuan BE pas skandalit të korrupsionit. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e shfrytëzoi rastin për t’i akuzuar institucionet europiane për hipokrizi. 

“BE-ja mbyll sytë ndaj korrupsionit të saj, por vazhdimisht jep leksione të tjerëve,” tha Zakharova për agjencinë Tass. Ajo pretendoi se “miliona euro” kalojnë prej vitesh nga “kanalet e korrupsionit” në Kiev drejt BE-së, dhe se “kjo është e qartë për të gjithë”. 

Edhe nga Budapesti ka ardhur një ton i ngjashëm. Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, e cilësoi situatën si një tjetër goditje për imazhin e Brukselit. 

“Një ditë tjetër, një skandal tjetër tronditës në BE. Policia bastis EEAS-in dhe Kolegjin e Evropës në agim? Arrestime, dokumente të sekuestruara, akuza për korrupsion? As nuk do ta shpikje,” shkroi Kovacs në X. 

Ai shtoi se institucionet e BE-së “ngjajnë më shumë me një serial detektiv sesa me një bashkim funksional”, duke ironizuar se Brukseli vazhdon t’u mbajë leksione vendeve të tjera për sundimin e ligjit, ndërsa përballet vetë me skandale të njëpasnjëshme. 

7 Komente

  1. X
    XXX

    Rreshikiti drejtesia edhe ne Berlgjike. Po fusin zyrtare ne burg pa gjyq (cit. Palloshi i Beles). Pritet ankimim ne Kushtetuesen e Belgjikes nga Von Der Layen. Grusht shteti ne Bruksel dhe Republika e Prokuroreve EPPO - Opinion te ftuar Ylli Manjani dhe Baton Haxhiu.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisti

      Dmth eshte faji i Hungarise qe i bje ne qafe kesaj kurves hajdute. Shoqes se Lubise. Keto palloshicat jane njesoj kudo.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aa

        Moska dhe Budapesti nuk u vonuan në reagimet e tyre, ku sulmuan BE...... dhe kush foli!!!! Moska ku vetem spiune ka dhe te vrasin vetem po te thuash nje fjale ose mendim kunder.... vendi qe i ka shplare trurin popullit te vet..... dhe me ne fund gjeti nje gabim te BE qe te komentoje.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fema

          Ketu shihet se institucionet e BE funkcionoin,deshmia me e mir esht arrestimi i Z.Mogerini.

          Përgjigjjuni
        2. @
          @.

          Korrupsion ketej korrupsion andej. I ka plasur cipa politikaneve. Na morren ne qaf. Prandaj ngren taksat se s’kan lek apo per te vjedhur me shum.?

          Përgjigjjuni
          1. K
            Keta jemi ky eshte niveli

            Pike e zeze, krahasohet drejtesia dhe korrupsioni I Rusise me drejtesine qe funksionon si do qe te jete puna te UE.... ky eshte material per trushplaret pro Putin.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ali sejefi

              Ku hyn feja komuniste vetëm skamje e hajnii do ketë njerzimi,çdo gjë do e përvetësojnë me dhunë; thjeshtë vendlindja "rruga qyl"

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje