Rusia mashtron të huajt me oferta pune, por i dërgon në frontin e luftës në Ukrainë

23 Gusht 2025, 10:58Bota TEMA
Rusia mashtron të huajt me oferta pune, por i dërgon në frontin e

Qindra të rinj nga vende të varfra të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine po bien pre e një skeme mashtruese ruse, duke u rekrutuar në ushtri me kontrata që ata i besonin si punësime civile.

Historia e Kumal Kumas, një i ri nepalez që menaxhonte një bar, është vetëm një shembull. Ai mendoi se po punësohej si roje sigurie në Rusi, por kontrata që nënshkroi ishte në fakt një dokument mobilizimi. Sot ai është rob lufte në Ukrainë, ku gjendet në një nga kampet speciale për të burgosur, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar më keq.

Sipas burimeve ushtarake ukrainase, Moska ka shtrirë tentakulat e saj në 106 vende të botës, duke ofruar punësime të rreme në qytete si Moska apo Shën Petersburgu. Në realitet, këta të rinj përfundojnë në vijën e parë të frontit, pa përvojë dhe të detyruar të luftojnë me armë të rënda. Edhe pse janë viktima të mashtrimit, ata konsiderohen zyrtarisht pjesë e ushtrisë ruse dhe trajtohen si robër lufte rusë.

Rasti ka shkaktuar tensione diplomatike. India, për shembull, ka kërkuar kthimin e shtetasve të saj të mashtruar, ndërsa vende më të vogla si Nepali apo Somalia kanë pak zë ndaj Moskës. Ndërkohë, Ukraina po përpiqet të paralajmërojë qytetarët e këtyre shteteve për të mos rënë në grackën e ofertave të rreme të punës që maskojnë rekrutimin ushtarak.

2 Komente

  1. N
    Nardi.L

    Dokra! Nuk jane mashtruar.E kane ditur shume mire qe do vinin ne lufte,kane mare dhe parate per kete. I nxjerin keto pretendime per tu lehtesuar nga akuzat.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      Nga i gjen keto lajme o Merohumi

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje