
Administrata e Donald Trump ka nisur diskutime fillestare për fazën e ardhshme të konfliktit me Iran, si dhe për mundësinë e negociatave të paqes, ndërsa luftimet mund të zgjasin edhe disa javë të tjera.
Kështu raporton "Axios", duke cituar një zyrtar amerikan dhe një burim të afërt me çështjen.
Sipas raportimit, presidenti Trump ka deklaruar se po shqyrton një “zvogëlim” gradual të konfliktit, megjithëse brenda administratës pritet që operacionet të vazhdojnë edhe për dy deri në tre javë. Paralelisht, këshilltarët e tij po punojnë për të krijuar bazat e një rruge të mundshme diplomatike.
Të dërguarit Jared Kushner dhe Steve Witkoff thuhet se janë përfshirë në diskutime paraprake. Aktualisht nuk ka kontakte të drejtpërdrejta mes Washington dhe Tehran, por Egjipti, Katari dhe Mbretëria e Bashkuar po veprojnë si ndërmjetës, duke përcjellë mesazhe mes palëve.
Bazuar në këto kontakte indirekte, Irani thuhet se është i gatshëm të negociojë, por me kushte të rrepta: armëpushim i menjëhershëm, garanci që armiqësitë nuk do të rifillojnë dhe kompensim financiar.
Sipas Axios, një marrëveshje e mundshme mund të përfshijë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, kontrollin e rezervave të uraniumit shumë të pasuruar dhe një mirëkuptim afatgjatë mbi programin bërthamor të Iranit, raketat balistike dhe mbështetjen për grupet aleate në rajon.
" pasi te hedh granaten ne shtepi, te thote hajde bisedojme " . Fucking moron .
Te dy heret ku ne bisedime Irani ka pranuar kushtet per te dorezuar uraniumin berthamor Amerikes dhe kjo tja kthej kete sasi prej 400 kg ne uranium per qellime civile per centralet atomike, eshte sulmuar te dy heret ne befasi ne vend te firmosjes kane marre bombardime nga Izraeli dhe koburja e tyre Amerika. Keto poshtersi i ka bere me qellim ndryshku Trump me kriminelin ne kerkim nderkombetar Netanjah. Keto dy vende eksportojne demokraci, sic bene ne Libi, Irak e me rradhe duke sjelle "Pranveren Arabe" dhe duke bere ngrice ne Evrope dhe ne Bote me refugjate me miliona e milona njerez gdhe nga malet e fiset e ketyre shteteve.
SHBA,ja nuk munden te gjejne njerez te tjere vec Witkovit dhe Kushner ,keta dy dote vendosnin paqe ne Gaza por nuk ndodhi bombardimet Izraelite vazhdojne te vrasin Femij,keta dy dote ndermjetesonin per luften Ukraine Rusisi bombardimet nuk u nderprene por OKB e pa fuqishme shiqon nga large dhe hesht por e din shum mire se keta dy jan dy pazarxhi vetem per interesin e tyre dhe te Trumpit por jo per paqen,nji gje eshte e vendosur nga SHBA,ja dhe Izraeli qe shtetet e gjirit dhe Irani te zhdukin njeri tjetrin me ndihmen Amerikane qe pasuria e energjis tju mbetet ne dore ketyre dyve kurse bota dota paguaj cmimin ,kjo eshte analiza ime .
Me këto kushte që vë Irani lind pyetja po përes fillojë kjo luftë me këto pasoja se kështu i bije që Të fitojë Irani dhe të tërhiqet Amerika me bisht ndër shalë !!!! A mundet të ndodhë kjo???? Nuk mendoj se ndryshe ,Trampi duhet të quhet presidenti më i keq dhe dështaku në këto 248 vjet të pavarësisë së Amerikës dhe me një herë duhet të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Sidoqoftë këto janë negociata por fundin e përcaktojnë situatat e ardhëshme ushtarake dhe diplomacia që është në një stad që duhet të thotë fjalën e saj për pushimin e luftës midis palëve duke pranuar një të mesme të artë për vëndet e Lindjes sa dhe për më gjërë pa u përmbysur situata me dëm të pa llogaritur ekonomik dhe që po e çon botën në reçencion ekonomik global Kujt i shërben kjo???? Popujve jo . Ndryshe bota po futet në vorbullën e një lufte të tretë botërore A duhet lejuar kjo situatë ????!! Të shohim zhvillimet e ardhëshme ,?!!