SHBA tallet me Putinin: Pranimi i 3000 trupave të Koresë së Veriut në Rusi tregon dëshpërimin e tij

25 Tetor 2024, 16:07Bota TEMA

SHBA tallet me Putinin: Pranimi i 3000 trupave të Koresë së

Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi, Pentagoni kritikoi presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se vendimi tregon “dëshpërimin” e tij.“Rusia ka mbi 500,000 viktima në fushën e betejës, në Ukrainë/ Kjo me të vërtetë nënvizon dëshpërimin e Putinit, sepse ai ka dështuar të përmbushë objektivat e tij strategjike në fushën e betejës”, thotë zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi marrëveshjen e “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” që presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë një vizite në Phenian, në qershor. Dhoma e sipërme pritet ta miratojë marrëveshjen së shpejti.

Presidenti Putin tha të premten se i takon Moskës dhe Phenianit të vendosin nëse do të përdorin trupat e Koresë së Veriut në fushën e betejës. Ai theksoi se nëse Ukraina dëshiron të anëtarësohet në NATO, atëherë Moska ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e saj.

“Po zhvillojmë bisedime me miqtë tanë koreano-veriorë me të cilët kemi qëndrim të njëjtë. Është vendimi ynë sovran nëse do të përdorim trupat koreano-veriore apo jo, ku dhe si. Ndoshta bëjmë vetëm disa stërvitje ushtarake, shkëmbim përvojash… Na takon neve se çfarë bëjmë”, thotë Presidenti Putin.

Sipas marrëveshjes, Rusia dhe Koreja e Veriut duhet që të ofrojnë menjëherë ndihmë ushtarake reciproke duke përdorur “të gjitha mjetet” nëse njëra prej tyre sulmohet. Kjo është marrëveshja më e rëndësishme midis Moskës dhe Phenianit, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës tha se njësitë e para të Koresë së Veriut të trajnuara në Rusi ishin vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse pjesë të së cilës u morën nga forcat ukrainase në muajin gusht.

“Nëse ushtarët koreano-veriorë dërgohen në luftë, Pheniani pjesëmarrës në luftë. Kjo është një çështje shumë serioze”, tha Sabrina Singh, zëdhënëse e Pentagonit.

Zonja Singh gjithashtu njoftoi edhe për përfshirjen e trupave amerikane në një operacion të udhëhequr nga Iraku, kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) në provincën Anbar, në Irak. Pentagoni, tha ajo, nuk është në dijeni për ndonjë viktimë nga trupat amerikane.

Ajo gjithashtu informoi shtypin mbi një sulm të përbashkët nga trupat amerikane dhe irakiane në fillim të kësaj jave që vrau disa drejtues të Shtetit Islamik në Irak. Gjatë këtij operacioni u plagosën dy ushtarë amerikanë.

Zonja Singh tha se ushtarët janë në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohen në Qendrën Ushtarake Kombëtare ‘Walter Reed’, pranë Uashingtonit. /VOA

2 Komente

  1. A
    Alex

    Amerika deshtakja me e madhe akuzon Rusine per deshtim ,po cfare po ben Amerika per paqen ne bote? Arme per Izraelin ? 43 mije te vrare ne Palestine, mira te tjere ne Libi, ofron miliarda per Ukrainen ne Armatim, dhe nuk ofron dialog ,Amerika ka kohe qe ka mare fund por po mer me vete dhe Europen ne grope , po qe se nuk e keni kuptuar do ta kuptoni ,ka kohe

    Përgjigjjuni
    1. P
      Perandorise Amerikane po i vjen fundi!

      Une do ter thoja qe Amerika eshte me te vertete e frikesuar me kete strategji dhe mencuri gjeniale te Putinit. Kjo tregon qe Putini dhe shkencetaret, filozofet dhe ekonomistet e tij e kane studiuar kaq mire Perendimin sa qe keta po e mundim me filozofi dhe strategji te reja, shume te frikeshme per fatin e Amerikes dhe vendeve perendimore. Mesa duket, cdo Perandori ka fundin e vet. Dhe duket qe Perandorise Amerikane po i vjen fundi, ashtu sic i erdhi Perandorive romake, te Aleksandri te madh, asaj otomane apo perandorive britanike, spanjolle, dhe portugese. Cdo perandori ka fundin e vet. Krijimi i BRICS, i aleancave te reja te pothuaj gjysmnes se popullsise se botes, dhe lodhja e vendeve te botes me politiken e shkopit dhe karrotes te Amerikes dhe politikave te egra koloniale po ju vjen fundi.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje