Katari po përballet me pasoja të rënda pas një sulmi iranian që ka dëmtuar rëndë sektorin e tij jetik të gazit natyror, ndërsa drejtuesit e industrisë paralajmërojnë për ndikime që mund të zgjasin me vite në tregjet globale të energjisë.
Shefi ekzekutiv i QatarEnergy, njëkohësisht edhe ministër i energjisë, Saad al-Kaabi, deklaroi për Reuters se kishte paralajmëruar vazhdimisht për një skenar të tillë, në rast se objektet energjetike iraniane do të bëheshin objekt sulmesh.
“Gjithmonë kam paralajmëruar, si drejtuesit e kompanive partnere të naftës dhe gazit, ashtu edhe zyrtarë amerikanë, për pasojat që mund të kishin sulme të tilla dhe për dëmin që do të na shkaktonin,” tha ai.
Ndër partnerët kryesorë të QatarEnergy janë gjigantë amerikanë si ExxonMobil dhe ConocoPhillips, të cilët, sipas Kaabi, ishin në dijeni të rrezikut të mundshëm.
Ndërkohë, nga Shtëpia e Bardhë u pranua se administrata amerikane kishte parashikuar ndërprerje afatshkurtra në furnizimin me energji si pasojë e operacioneve në Iran. Zëdhënësja Taylor Rogers theksoi se këto ndërprerje konsideroheshin të përkohshme dhe të pritshme.
Konflikti trejavor mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar tashmë dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike rajonale, përfshirë cisterna, rafineri dhe objekte të tjera strategjike. Goditja më e rëndë deri tani ka prekur kompleksin Ras Laffan Industrial City, që konsiderohet si kompleksi më i madh në botë për gazin natyror të lëngshëm (LNG).
Sipas Kaabi, dëmet në këtë kompleks, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 26 miliardë dollarë, mund të ndikojnë furnizimet me LNG drejt Evropës dhe Azisë për një periudhë deri në pesë vjet.
Ekspertët dhe qeveritë kanë shprehur prej kohësh shqetësimin për një skenar të tillë, ku objektet kyçe të furnizimit global me energji – përfshirë naftën, gazin natyror dhe nënproduktet si karburanti për avionë dhe gazi i lëngshëm për ngrohje e gatim – pësojnë dëme afatgjata.
Zhvillimet e fundit rrisin frikën për një krizë të zgjatur energjetike me pasoja të thella për ekonominë globale.
Bottom of Form
Ky eshte qellimi i Izraelit, dobesimi i ekonomive te vendeve te gjirit.
Irani as e mendonte te provokoj Fqinjet por ju nuk dolet bura qe mos ta lejoni Agresorin Trump qe te kryej silme nga teritori i juaj por megjithse jeni te shitur tek Amerikanet Iranit nuk i mbetet qeter opsion qe te mbrohet dhe nga vijne sulmet atje bien edhe raketat pra ndaloni Trumpin nuk dote sulmoheni .