Shtëpia e Bardhë: Trump i frustruar si me Putinin ashtu edhe me Zelenskyn

2 Prill 2025, 10:40Bota TEMA
Shtëpia e Bardhë: Trump i frustruar si me Putinin ashtu edhe me

“Donald Trump është i frustruar me “liderët e të dyja palëve”, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky”. Kështu u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke iu përgjigjur një pyetje mbi negociatat për armëpushimin dhe paqen në Ukrainë.

Ndërkohë, pas deklaratave të fundit të Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin po zhvillon bisedime me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse mbi zbatimin e marrëveshjeve me Ukrainën për ndalimin e sulmeve të ndërsjella ndaj sistemeve energjetike.

“Do të doja t’i drejtoja një pyetje ministrit të Mbrojtjes, Andrei Belousov, në lidhje me mënyrën se si po i zbatojmë marrëveshjet për ndalimin e sulmeve të ndërsjella ndaj sistemeve energjetike mes Rusisë dhe Ukrainës,” tha Putin gjatë një takimi me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë, që u mbajt përmes videokonference.

Në rendin e ditës të takimit përfshihen gjithashtu masa shtesë për të luftuar kërcënimin terrorist, të cilat u paraqitën nga drejtori i FSB-së, Aleksandr Bortnikov.

 

 

2 Komente

  1. W
    Walz

    thithi njehere topet e fishkura Trapit mbase e zbut ti. Dukesh nga menyra se si shtrengon buzet kur flet qe qihesh mire

    Përgjigjjuni
    1. n
      noname

      kjo duhet te jete idiotja meve madhecqe ka mbajtur ate detyre ne ate vend

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje