Spahiu analizon juridikisht, nëse arrestimi Maduros ishte i bazuar në ligjet e drejtës ndërkombëtare

6 Janar 2026, 08:40Bota TEMA
Spahiu analizon juridikisht, nëse arrestimi Maduros ishte i bazuar në

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij Cilia Flores nga SHBA.

Në një lidhje skype për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pikëpyetje mbi juridiksionin ndërkombëtar dhe mbi faktin nëse një shtet mund të arrestojë kreun e një shteti tjetër.

Juristi sqaroi se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka nisur hetime ndaj Maduros, por deri më tani nuk ka nxjerrë një urdhër-arresti.

‘Arrestimi i Maduros do të jetë një diskutim i gjatë për disa arsye. Për çështje të problemit të juridiksionit a mundet një shtet të arrestojë një person të një shteti tjetër. Ka një lloj imuniteti të kryetarëve për tu arrestuar sepse ai është kryetar shteti. Gjykata e Hagës ka nën hetim Maduron por nuk ka nxjerr ende një urdhërarresti.

Rasti i Noriegës nuk është i ngjashëm me atë të Maduros, sepse arrestimi i Maduros është nga SHBA dhe jo nga gjykata ndërkombëtare e krimeve, ka një ndryshim të akuzave të Maduros akuzohet sot për një sërë akuzash që lidhet me bashkëpunim me struktura të organizata kriminale, për trafik armësh, trafik droge dhe pastrim parash, ndërsa Noriega s’ka qenë kryetar në momentin e arrestimit. Nëse dje SHBA tha ne do të qeverisim deri në zgjedhje të reja në Venezuelë sot u tha nuk është operacion ushtarak por policor, pra ka një interpretim tjetër sot’, tha ai.

5 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Operacionit policor? Sa avione u ngriten ne ajer? Sa baza ushtarakeve u sulmuan nga aviacioni amerikan? Sa anije luftarake amerikane ishin Ne ujrat territoriale te venezueles? Jane rreth 80 te vrare, 32 te vrare ushtarakeve kubane qe punonin per sigurise fizik TE Madurros. A keni pare operacion policor te pergatitur dhe programuar nga shtabi I pergjithshem I ushtrise? Kush I jep te drejte nje police te nje shteti, te nderhyje dhe kryeje operacion policor Ne nje shtet tjeter, pa dakordesi te perbashket? Ndryshe mund te themi :eshte grusht shteti I kryer ne bashkepunimit me qarqet drejtuese Venezuelan, fillo me zv presidente qe me njehere u emeruam presidente e perkoheshme. Deklarimet pasoperacionale te Trapit, tregoje per kete veprim:grusht shteti I koordinuar nga jashte dhe Brenda venezueles.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cen Durimmodhi

      Ky jo vetem qe eshte jurist i pregatitur, por eshte edhe i bukur si Ydhi Manjani dhe Toni Gogu.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

        Pse nuk po i shpall Vucici zgjedhjet e mutit, ose Pse nuk i shpall zgjedhjet e halesë Vucici. Këto janë ndërtime shqipe. Ndërsa ndërtimi syntaksor Pse Vucic ha mut etj. është shkinizëm, ose vuciqizëmramën, or shkatërruesë të shqipes! Rroftë Kina që i zhduku UJGURËT, konforma kartës së KB; Rroftë gjenocidi rus mbi tepër se 90 popuj brenda saj, nga radhët e të cilëve regruton ushtarë në frontin e Ukrainës; Rrofshin kriminelët e narkokarteleve në Meksikë, Kolumbi dhe narkokarteli shtetëror kuban! Për hatërin e RamëqiritngaVucici.

        Përgjigjjuni
        1. k
          korab tomorri

          Ne nuk e dime saktesisht te verteten por neqoftese Maduro po shtypte dhe vidhte popullin e Venezueles sic ben ky Maduro i jone atehere nderhyrja e SHBA eshte e perligjur. ashtu si ishte e perligjur nderhyrja ne Kosove pavaresisht rregulla te ngurta nderkombetare.Ne e dime nga historia se popujt jane te pafuqishem per te larguar tiranet e tyre pa faktore te jashtem ose u duhen shekuj p[er tu pjekur kushtet. Nese nuk do i shpallte lufte botes dhe per pasoje nuk do kishim mobilizimin e aleateve kunder tij, sa per popullin gjerman edhe sot do te kishim ne Gjermani regjimin e nazisteve. Eshte fat i madh per boten qe ka nje superfuqi ekonomike , ushtarake ,politike qe eshte njekohesisht edhe nje superfuqi morale dhe keshtjella e lirise se planetit tone.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roki Balboe

            Tramp me qe i arthka keq per popujt qe po shtypen dhe po diskreminohren dhe mendon se tani populli i venezueles do ti kthehet dinjiteti i munguar .Po ka me diktator dhe me i egri i planetit se ai i kores se veriut ku populli i tij vuan dhe per buken e gojes me keq se ne kohen e diktatorit hoxha ,Dhe trampi me qeverin e tij per kete diktator nuk thote asnje fjale?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje