Suedia miraton paketën e radhës me ndihma ushtarake për Ukrainën

29 Gusht 2022, 11:54Bota TEMA

Suedia miraton paketën e radhës me ndihma ushtarake për

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, deklaroi gjatë të hënës së 29 gushtit se një ndihmë shtesë prej 46 milionë dollarësh do t’i jepet Ukrainës, në formën e një pakete ushtarake.

Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite zyrtare të kryediplomatit ukrainas, Dmytro Kuleba, në Suedi.

Në valutë suedeze, shifra për të cilën bëhet fjalë është ajo e 500 milionë kronave, por nëse llogaritet edhe një shtesë tjetër e barazvlefshme për ndihma civile, vlera shkon në 1 miliardë krona, ose e përkthyer në 100 milionë euro.


Vetë Kuleba, e vlerësoi ndihmën e dhënë nga Stockholm-i, teksa nuk ngurroi të përmendë faktin se me vijimin e luftës dhe zgjatjen e saj, më shumë armatime do t’i nevojiten Ukrainës dhe kjo e fundit do të vijojë t’i kërkojë ato nga aleatët.

“Çdo euro, çdo plumb, çdo armatim, ka rëndësi”, nënvizoi Kuleba.

Detaje mbi paketën e ofruar nga Stockholmi ende nuk janë dhënë ndërkaq, por mbështetja e vazhdueshme është bërë e qartë se do të vijojë.

1 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Po të isha President i Rusisë, bombën atomike do e hidhja te këto shtete që nxisin luftë civile në Bashkim Sovjetik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje