Tensionet me SHBA-në/ Putini pret sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit

31 Janar 2026, 07:00Bota TEMA
Tensionet me SHBA-në/ Putini pret sekretarin e Këshillit Suprem

Presidenti rus Vladimir Putin priti të premten sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, mes tensioneve me Shtetet e Bashkuara.

“Kreu i shtetit priti në Kremlin sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, Ali Larijani, i cili po viziton Rusinë,” thuhet në deklaratën e Kremlinit në faqen e tij zyrtare.

Takimi u zhvillua në Kremlin ndërsa nuk bëhen të ditura. Po ashtu bisedimet nuk janë bërë publike menjëherë nga pala ruse.

Sipas disa burimeve iraniane dhe mediave ndërkombëtare, bisedimet u përqendruan në lidhjet ekonomike, çështje të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe mbi situatën rreth programit bërthamor të Iranit, në sfondin e presionit në rritje nga administrata amerikane nën presidentin Donald Trump.

Vizita vjen në një moment tensionesh të larta mes Iranit dhe SHBA-së, ku Trump ka rritur presionin për një marrëveshje të re bërthamore dhe ka paralajmëruar mundësi veprimesh ushtarake.

Rusia është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë në disa raste.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Rusia momentalisht nuk mundet te mbron asnji aleat te tyre pse ka hallet e veta deri ne fyt ,ata tani megjith fuqine qe ju ka mbetur mundohen te mbrojne Federaten Ruse nga sulmet e Perendimit ata arme qe ju kan mbetur jan berthamore dhe konvecionale dhe bien nder kontrata nderkombetare qe nuk munden ti perdorin, Aleatet e Rusis jan vetem per pazare blerjesh dhe jo per mbrojtje ushtarake e njejta vlen per Kinen edhe ata nuk munden ta mbrojne Iranin si e mbron Amerika Izraelin ,pra sistemit Islamik i afrohet fundi .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arti

      Putini: Ajatollahu do ike per lesh. Ti Ali fshihu derisa te mbaroje stuhia amerikane. Valixhen me flori po e mbaj une. Allahu ukber, buka me sheqer.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje