Donald Trump i ka kërkuar Presidentit të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, që të transferojë tokën ku ndodhen bazat ushtarake amerikane në pronësi të SHBA-së.
Në një takim me homologun e tij të Koresë së Jugut, ai u përpoq ta bindte atë të paguante më shumë në këmbim të pranisë së më shumë se 28,000 ushtarëve në territorin e tij.
“E dini, ne shpenzuam shumë para për të ndërtuar një bazë dhe pati një kontribut nga Koreja e Jugut, por do të doja të shihja nëse mund ta heqim dorë nga kontrata e qirasë dhe të marrim pronësinë e tokës ku kemi një bazë të madhe ushtarake”, tha presidenti amerikan brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke iu drejtuar homologut të tij të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, i cili ishte ulur pranë tij.
Trump nuk specifikoi se për cilën bazë po i referohej, por Kampi Humphreys në Korenë e Jugut është baza më e madhe ushtarake amerikane jashtë vendit, me një popullsi më të madhe se disa qytete të SHBA-së. Një zgjerim i kohëve të fundit kushtoi 10.8 miliardë dollarë, 90 përqind e të cilave u paguan nga qeveria e Koresë së Jugut, tha gjenerali Vincent Brooks, atëherë komandant i Forcave Amerikane në Kore (USFK), në një fjalim inaugurimi, raporton CNNi.
Tokat në Korenë e Jugut me baza ushtarake amerikane i përkasin qeverisë së Koresë së Jugut dhe u ofrohen Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në Kore “falas”, shtoi e njëjta media.
"Trump në rolin e "biznesmenit""??jo mor jo!ky është në rrolin e llapaqenit!pleqëri e avancuar,që e detyron të flasë pa frena!pleqëri që e detyron që të jetë në qëndër të vëmëndjes sepse ndihet i vetmuar!pleqëri që e bën të harrojë çfarë ka thënë një ditë më parë dhe të përsërisë pas një ore ato që ka thënë më parë!!ky ka shkuar për lesh dhe prisni JD ish gay dhe sot burri i ushës,e zv president debil,që ti zërë vëndin!!