Trump paralajmëron: Udhëheqësi i Iranit Ali Khamenei duhet të shqetësohet seriozisht

4 Shkurt 2026, 21:23Bota TEMA
Trump paralajmëron: Udhëheqësi i Iranit Ali Khamenei duhet

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, “ tani duhet të shqetësohet shumë”, deklaroi Donald Trump, i cili vijon të mbajë të lartë tensionin mes SHBA dhe Teheranit.

Duke folur për rrjetin NBC, presidenti amerikan iu referua pasojave të sulmeve ndaj objekteve iraniane, si edhe pyetjes nëse Teherani po përpiqet të rifillojë programin e tij bërthamor.

Ndërkohë, ushtria iraniane ndodhet në gjendje alarmi të shtuar, ndërsa edhe forcat izraelite janë në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm.

Më herët gjatë ditës së sotme, të mërkurën, u bë e ditur se kanë dështuar bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat pritej të zhvilloheshin në Oman.

Shtetet e Bashkuara sqaruan të mërkurën se nuk kanë ndërmend të pranojnë kërkesat e Teheranit për ndryshimin e vendit dhe formatit të bisedimeve të planifikuara për të premten, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga Axios.

Bisedimet SHBA–Iran ishte rënë dakord të zhvilloheshin të premten në Stamboll, me pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Lindjes së Mesme në rolin e vëzhguesit.

Megjithatë, të martën pala iraniane kërkoi që bisedimet të zhvendoseshin në Oman dhe të zhvilloheshin në formë thjesht dypalëshe, me arsyetimin se do të përqendroheshin ekskluzivisht në programin bërthamor dhe jo në çështje të tjera, si raketat, të cilat përbëjnë prioritet për SHBA-në dhe vendet e rajonit.

1 Komente

  1. T
    Trumpit i takon Cmimi Nobel, keshtu i thote radakj

    Trump nuk do ta kete kollaj nje lufte me Iranin, sepse pas tij jane Rusia e Kina qe po e furnizoje me armatim modern. MAGA e zgjodhi Trumpin te mbylle luftrat, e ai oo ben te kunderten. Ne nentor 2026 Trump humbet Kongresin dhe Senatin, dhe Trump do terhiqet nga Irani i humbur. Kete ka vertetuar historia me se njehere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje