Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping. Telefonata vjen ndërkohë që në prill Trump pritet të vizitojë Kinën.
Mediat shtetërore kineze nuk dhanë detaje të mëtejshme për telefonatën..
Të dy udhëheqësit folën për herë të fundit në telefon në fund të nëntorit, pas së cilës Trump vlerësoi marrëdhëniet me Kinën "jashtëzakonisht të forta".
Telefonata me Trump erdhi vetëm pak orë pasi Xi bisedoi me Presidentin rus Vladimir Putin me anë të një video-lidhjeje.
Kremlini tha se Putin pranoi një ftesë nga Xi për të vizituar Kinën në gjysmën e parë të këtij viti.
Pas muajsh tensionesh tregtare të shkaktuara nga tarifat e Trump vitin e kaluar, marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit u stabilizuan pas një takimi midis udhëheqësve në tetor në Korenë e Jugut, ku u arrit një armëpushim i brishtë tregtar.
Kinezet bejne politiken terhiq dhe mos e keput me Trampin.Kur Trampi ben sikur kercenon ata bejne sikur terhiqen.Interesat e kinezeve mbeten te pandryshuara. Zhvillimi ekonomik teknologjik dhe ushtarak shkon shume hapa perpara se cfare ndodh me Ameriken e Tramp.Ndersa Trampi po humb gjithe aleatet e tij te ngushte dhe ben te fortin ndaj tyre Kina e mban nje dere gjithmone te hapur. Pas disa vitesh do shohim se ku ka arritur Kina dhe ku e ka katandisur USA Tramp.
Trump kur te kthehet nga vizita ne Kine do mundet te jape konference shtypi edhe ne gjuhen Mandarin.