Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por unë do të ndërhyj!

15 Shtator 2025, 08:30Bota TEMA
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por unë do

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se një takim mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin është i mundur, por shumë i vështirë për t’u organizuar, për shkak të urrejtjes së thellë mes tyre.

Sipas raportimeve të Fox News, Trump nuk e përjashtoi ndërhyrjen e tij direkte në përpjekjet për të ndaluar luftën, ndërsa komentet i bëri gjatë një vizite në memorialin e aktivistit të vrarë, Charlie Kirk.

“Kam arritur të ndaloj shtatë luftëra më parë dhe do të doja shumë të ndaloja edhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës,” u shpreh Trump përpara gazetarëve.

Ai shtoi se fillimisht kishte menduar se do të ishte një proces i lehtë, por realiteti ka rezultuar më kompleks.

“Urrejtja mes Zelenskyt dhe Putinit është e padurueshme. E urrejnë njëri-tjetrin. Mendoj se do të detyrohen të flasin me mua. Do ta zgjidhim në një mënyrë apo tjetër,” tha Trump.

“E urrejnë njëri-tjetrin aq shumë sa nuk marrin dot frymë. Ndaj unë do të duhet të ndërhyj.”

3 Komente

  1. N
    Nardi

    ZOTI e bekofte Trumpin qe po ben te gjitha perpjekjet per te ndaluar luften qe filloi nga paaftesia e kllounit Biden.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dashi

      Më klloun se ky Trumpi jot o Nardi , nuk ka . Bideni në krahësim me të , duket si George Washingtoni . Putini tallet me Trumpin .

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mero dora vete

      what a fuckin moron

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje