Turqia shpëton botën nga kriza e urisë

6 Qershor 2022, 12:15Bota TEMA

Turqia shpëton botën nga kriza e urisë

Moska ka rënë dakord me Kievin dhe Ankaranë për një skemë paraprake për daljen e anijeve ukrainase me grurë nga Odessa. 

Ushtria turke do të angazhohet në çminimin dhe shoqërimin e anijeve në ujërat neutrale. 

Atje, anijet do të takohen me anijet ruse dhe do t’i shoqërojnë ato në Bosfor.

Kjo është bërë e ditur nga gazeta ruse “Izvestia” duke cituar një burim të informuar të rangut të lartë. 

Sipas të përditshmes ruse, raportuar nga mediat ukrainase, deri më tani skema është rënë dakord vetëm për Odesën.

Ndërkohë janë shtuar me dhjetëfish bombardimet në Severdonetsk dhe Lysychansk, ndërsa pas gati një muaji janë rikthyer bombardimet edhe në Kiev.

“Numri i bombardimeve në Severdonetsk dhe Lysychansk është rritur dhjetëfish. 

Në rajonin e Luhanskut ka shumë qytete me një situatë të krahasueshme me atë të Mariupolit, tani rusët po rrafshojnë Severdonetsk dhe Lysychansk” – tha kreu i administratës rajonale, Sergej Gaidai, sipas Guardian, ndërsa një bombardim rus goditi një fabrikë në pjesën lindore të kryeqytetit ukrainas.

Ndërkaq Zelensky vizitoi frontin në Zaporizhzhia, ku 60% e rajonit është në duart e rusëve, si edhe takoi trupat në vijën e parë të dielën në Lysychansk dhe në Soledar.

16 Komente

  1. l
    leko

    A do te nxiret mesim nga ky pesim.... Ku eshte BE dhe specialistet e saj medioker qe e varen BE % nga Rusia....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Matrapiku

      Edhe Turqit do te qeshnin me kete titull bombastik. Nuk i kuptoj keta gazetar qe e ulin kaq posht nivelin e llogjikes se popullit Shqiptar. Aaaaaah ore bagetiiiiii.

      Përgjigjjuni
    2. h
      humor ballkanik

      Ky titull per Turqi qe shpetoka boten nga kriza e urise se Rusia lejon anijet me grure te largohen nga Odessa ju ben vertet qesharake!

      Përgjigjjuni
      1. r
        realist

        Jo , e ke gabim , nuk i ben aspak qesharake , vecse tregon dashurine dhe nostalgjine per baben , qe na la te zhvilluar , te perparuar e te arsimuar si askush tjeter , kur theu qafen pas 500 vjet erresire . Po deshe , bej nje prove t'ja shash Turqine ndonje myslimani shqiptar dhe do t'a shikosh reagimin ; bej dhe nje prove tjeter thuaji te njejtit person qe "Turqia eshte superfuqi" dhe do t'a shikosh si do i shkelqejne syte . Shqiptaret jane turkoshake te pa ndreqshem , ndonse per interesa , i pelqen perendimi .

        Përgjigjjuni
        1. d
          detto tra noi

          Te shash Turqine thua? Behu realist, te ndodhe kjo gje se pari humb vendin e punes nga kjo qeveri e kryesuar nga ai qe Sulltan Erdoganit i vuri ofiqin "Vellai i gjithe shqiptareve"!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Arben

          Gazeta turkmut ju dhjefsha turqine

          Përgjigjjuni
        3. D
          Detari

          gazet e shitur te turku

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje