Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit francez Macron për Rusinë

4 Qershor 2022, 22:40Bota TEMA

Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit francez Macron

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ai u kërkoi fuqive botërore të mos "poshtërojnë" presidentin rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, në mënyrë që të ketë shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

"Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte një thirrje të ngjashme. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten," shkruante zoti Kuleba të shtunën në Twitter.

"Më mirë të përqendrohemi të gjithë tek përpjekjet për t’i treguar vendin Rusisë. Kjo do të sillte paqe dhe do të shpëtonte jetë", tha ai.

"Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalen, të mund të krijojmë një platformë për zgjidhje diplomatike," tha zoti Macron në një intervistë të premten, duke shtuar se Franca do të luante një rol kyç në ndërmjetësim.

“Unë mendoj dhe ia kam thënë (Presidentit Putin) se ai ka bërë një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten e tij dhe për historinë," tha Macron. "Unë mendoj se ai u vetëizolua”, shtoi ai.

Zoti Macron është përpjekur të mbajë të hapur dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që kur filloi agresioni i Moskës më 24 shkurt.

Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë në vendet e Evropës Lindore dhe baltike në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të ushtruar presion ndaj presidentit rus për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Presidenti Macron ka folur rregullisht me presidentin Putini që kur filloi agresioni, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme mes Kievit dhe Moskës.

Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri tani, zoti Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si udhëheqësit e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vizite.

7 Komente

  1. d
    demokrati

    Po te ishte per Francen e Macron dhe italine rusia fashiste e klikes se putin kishte dale ne gjibraltar.Fale gjakut ukrainas, mbeshtetjes dhe lidershipit se Mbreterise se Bashkuar, solidaritetit polak dhe armeve amerikane Europa po frymon e lire.Nderkoh ne Shqiperi segmente te zgjatimeve te sherbimeve ruse nen masken e medias vazhdojne jo vetem dizinformacion por nje agresion te llojit te vecante, sulm ndaj Ukraines, NATOs dhe panik per sigurine ushqimore.me fjale te tjera Ukraina po i thote gjelit freng boll kakarise, kryeministri shqiptar ka se cte mesoj kur eshte ne pyetje dinjiteti i vendit perball talljes franceze me projekte ad hoc te bera vetem per Shqiperine me synim bllokimin e anetaresimit ne BE.kryeministrit nuk ka ci duhet nje shok legen ne pleqeri me mire me Kocon se manolin ????

    Përgjigjjuni
    1. f
      fiks

      europa me macron dhe ameroca me biden i poshteroi putin dhe i beri legena fare, sdiskutohet qe ne mes viktim esht ukraina qe i besoi europes dhe amerikes, ishalla skemi ate fat edhe ne ne shqiperi me i budalla si ed rama sdihet si do perfundoj muhabeti

      Përgjigjjuni
      1. A
        AX

        Macron sillet me Poutine si Petain me Hitlerin. Kjo sjellje eshte bashkpunim ne krim dhe Macron do mbaje pergjegjesi para franceze e njelloj si Petain, heret apo vone!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirana

          Merruni me Francen ju, shikoni se po ju perdorin keq anglo-ameikanet. Ne kete lemsh te kurdisur secili ruan pozicionin e vet.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Versja

            Bravos, Ministër D. Kuleba. Sllavo ruset nuk njohin turp ata turpin e konsiderojnë virtyt i edhe Franca dhe Serbia. Mackroni është aleat i ty dyja vendeve pa ndal punon vrullshëm për përçarje dhe të copëtimin të Evropës kurse fjalët tij për Evropën e bashkuar janë propagandë e ultë dhe përralla për politikanet. Politikën tij më së miri e njohin shqiptarët dhe boshnjakët dhe sidomos nga vitet e 90 e tutje tash së voni po njohin e gjithë Evropa dhe SHBA.

            Përgjigjjuni
            1. a
              alvanosi

              Franca gjithmone prostitute e Rusise ka qene,flirtet,kurverite,dashurite,martesat e krushqite shekullore me sllavet jane tregues i pa kontestueshem per perfundimin e siperm.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje