Putin: Sanksionet dëmtuan Perëndimin, çmimet nuk u rriten nga operacioni rus në Ukrainë

4 Qershor 2022, 17:05Bota TEMA

Putin: Sanksionet dëmtuan Perëndimin, çmimet nuk u rriten nga

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se rritja e çmimeve në vendet perëndimore lidhet me keqmenaxhimin e situatës dhe vendosjen e sanksioneve ndëshkuese kundër Rusisë

 Putin ka nënvizuar se “operacioni special”  nuk ka ndikuar në këto vende për rritjen e çmimit.

“Ne tani po shohim përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë për atë që po ndodh në tregun botëror. Ky është një gabim i autoriteteve financiare dhe ekonomike, nuk ka të bëjë aspak me veprimet e Rusisë në Ukrainë. Bankat kanë ndërprerë kreditimin sepse janë nën presion.

Shoqëritë e sigurimit kanë pushuar së siguruari transaksionet përkatëse. Autoritetet lokale ndaluan lëshimin e parcelave të tokës për zgjerimin e prodhimit, reduktuan ndërtimin e transportit të specializuar, përfshirë tubacionet. E gjithë kjo ka çuar ne çmime më të larta” tha Putin.

Po ashtu kreu i Kremlinit foli edhe bllokimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Sipas tij fuqitë perëndimore kishin mundësinë për të gjetur alternativen për të mundësuar transportin.

“Ne nuk e pengojmë atë. Dhe ka disa mënyra për të eksportuar grurë. Mund të eksportoni përmes porteve që janë nën kontrollin e Ukrainës, kryesisht pellgun e Detit të Zi – Odessa dhe portet e afërta. Ne garantojmë kalimin e tyre paqësor pa asnjë problem në ujërat ndërkombëtare. Është e mundur të eksportohet grurë nga Ukraina përmes Danubit dhe përmes Rumanisë. Është e mundur përmes Hungarisë dhe Polonisë. Pse jo edhe nga Bjellorusia ku është edhe më e lirë” tha ai.

Lini një Përgjigje