Zelensky thirrje kryebashkiakëve amerikanë: Ndërprisni lidhjet me qytetet ruse dhe ndihmoni në rindërtimin e Ukrainës

4 Qershor 2022, 13:58Bota TEMA

Zelensky thirrje kryebashkiakëve amerikanë: Ndërprisni lidhjet me

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje kryebashkiakëve amerikanë që të ndërpresin marrëdhëniet me qytetet ruse me të cilët mbajnë marrëdhënie “binjakëzimi”.

“Tiranët nuk duhet të lejohen që të gëzojnë lidhje me botën e lirë. Çdo lloj lidhjeje qoftë kjo,” tha Zelensky në një fjalim të mbajtur virtualisht në Konferencën e Kryetarëve të Bashkive në SHBA.

Ai dha shembujt e Çikagos, që e  emërton Moskën si një qytet motër, si dhe Jacksonville, Murmansk, San Diego, Vladivostok, si dhe Albany dhe Tula.


“Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë. Por ato i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pasi ka nisur një luftë të tillë,” tha lideri ukrainas. Ai shtoi po ashtu se disa nga raketat më vdekjeprurëse ruse janë projektuar dhe prodhuar në Yekaterinburg.

“Qe meqë ra fjala,”shtoi presidenti ukrainas, është ende një qytet motër i San Jose”.

Ndërkohë, Chicago dhe Albany kanë njoftuar të dy pezullime të përkohshme të marrëdhënieve. Zelensky u bëri gjithashtu thirrje kryebashkiakëve që të përfshijnë qytetet e tyre në rindërtimin e Ukrainës.

4 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Është i çmëndur.Mendoj që do vazhdoj si Presidenti Sirjan Assad.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gallate

      Ky ka filluar te sillet si presidenti i Botes. Jep urdhera e udhezimi majtas e djathtas, poshte e lart, veri e jug, lindje e perendim. Si rregull keto tipa perfundojne ne p.s.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        Kush eshte i cmendur Zelensky??? Nuk besoj qe do kishte nje te dyte si aai. Ka treguar trimeri,vendosmeri,atdhetari per vendin dhe popullin e tij. Ka fituar simpatine e te gjithe botes. I cmendur eshte Putini mbeshtetsi kryesor i Bashar Al Assadit dhe pasojat ekonomike qe po ndjehen ne te gjithe boten jane si pasoje e cmendurise se Putinit.Keto jane krime lufte dhe do denohen si te tilla shume shpejt.

        Përgjigjjuni
        1. E
          El

          Po shoku.po, Rusia e Ka fajin. Inflacioni dhe rritja cmimit te gazit Kish filluar pa.plas.lufta,me mire te themi ne prill 2021 filloi NGA idjotlliqet e bidenit e Europe's me green energji etj. Shif faktet pastaj fol. Shtypi te Ka shplare trurin SA se dallon diten NGA nata. Zelensky.esht.kukull onshoku,shifni bilionat qe Ka. CA te bejn.njerezit e thjesht se.kta e Kan ne rregull. KY zelenski dhe kompanite energjitike te Ukraine's kane bere me para dhe ate kokelopen qe Ka djale bideni dhe dhenderin e pelosit. Ti kujton se amerika e europa lufton per demokraci??

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje