VIDEO: Marine Le Pen qëllohet me vezë gjatë turneut të saj për zgjedhjet parlamentare të qershorit

4 Qershor 2022, 14:55Bota TEMA

VIDEO: Marine Le Pen qëllohet me vezë gjatë turneut të saj

Ditën e djeshme, Marine Le Pen për të mbështetur agjendën zgjedhore të kolegut të saj, Guillaume Florkin, kandidat për zgjedhjet parlamentare të qershorit, ka kryer një vizitë në komunën Saint-Amand-les-Eaux, në veri të Francës.

Teksa ecte në rrugë, është shënuar një incident, ku një person nga turma e ka qëlluar me vezë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i truprojave të saj, të cilët e rrethuan ish-kandidaten për presidente, rivalen e Emannuel Macron-it në zgjedhjet e shkuara.

“Truprojat reaguan menjëherë, çështja u zgjidh shpejt dhe ajo vazhdoi rrugën. Një person nga turma e qëlloi me vezë”, është shprehur një dëshmitar, i cili ishte në vendngjarje kur Le Pen u qëllua.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Marion Mareshal le pen është më e mpreht në politik, kjo u dogj dy herë, ndërsa segolen royal 1.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana

      Veprime te ulta. Turp.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje