Ushtari izraelit goditet me thikë në Jerusalem, policia vret autorin e dyshuar

6 Nëntor 2023, 11:57Bota TEMA

Ushtari izraelit goditet me thikë në Jerusalem, policia vret autorin e

Një ushtar izraelit është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në Jerusalemin Lindor.

Sulmuesi i dyshuar, një 16-vjeçar nga zona Issawiya e qytetit, është vrarë nga forcat e sigurisë pasi theri me thikë dy persona në rrugën Sultan Suleiman, thotë policia izraelite.

Një i dyshuar i dytë është arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar, raporton BBC.

Magen David Adom, nga shërbimet e urgjencës izraelite, ka konfirmuar se një grua 20-vjeçare është dërguar në spital për trajtim me lëndime të rënda.

Një burrë i dytë gjithashtu pësoi një plagë të lehtë me thikë në sulm.

Lini një Përgjigje