Vendet e Gjirit janë sulmuar sërish me dronë dhe raketa nga Irani në ditën e 22-të të luftës. Irani ka kërcënuar Emiratet e Bashkuara Arabe se do të sulmojë qytetin portual Ras al-Khaimah nëse ishujt e saj të Gjirit vazhdojnë të sulmohen.
Sipas Wall Street Journal Irani ka lëshuar dy raketa balistike drejt bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, e vendosur në zemër të Oqeanit Indian. Ushtria izraelite tha në orët e para të së shtunës se një valë e re raketash ishte lëshuar nga Irani drejt territorit të saj, duke shtuar se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar për të kapur predhat.
Ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hezbollahut në Bejrut, pasi lëshoi një paralajmërim evakuimi për shtatë lagje në periferitë jugore të kryeqytetit libanez.
Ndërkohë SHBA-së ka hequr dorë përkohësisht sanksionet mbi naftën iraniane që ndodhet aktualisht në det të hapur, duke lejuar që ajo të shitet në shumicën e vendeve me qëllim mbajtjen e çmimeve të naftës të ulëta. Autorizimi afatshkurtër do të lejojë që afërsisht 140 milionë fuçi naftë të hyjnë në tregjet globale.
Me keto lloj taktikash luftime te Amerikes po ja u heqin petllen Akademive te Luftes.