VIDEO/ Anglia do të pushtonte Holandën: Plani i Boris Johnson për të marrë me forcë vaksinat e Covid

29 Shtator 2024, 12:20Bota TEMA

VIDEO/ Anglia do të pushtonte Holandën: Plani i Boris Johnson për

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka shkruar në librin e tij me kujtime ‘Unleashed’, se Mbretëria e Bashkuar konsideroi organizimin e një sulmi ushtarak ndaj Holandës, për të bastisur një magazinë ku mbaheshin rreth 5 milionë doza të vaksinës kundër Covid.

Në verën e vitit 2021, BE dhe Mbretëria e Bashkuar u gjendën në një konflikt në lidhje me prodhimin e vaksinave kundër Covid-19, në një fabrikë në Leiden, pranë bregdetit holandez. Fabrika drejtohej nga kompania Halix dhe furnizohej me vaksina nga AstraZeneca, e kontraktuar njëkohësisht nga BE dhe Britania.

Por, teksa BE përballej me mungesë dozash, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërcënoi se do të ndalonte eksportin e vaksinave drejt vendeve me përqindje më të lartë vaksinimi se BE, si edhe për vendet që refuzonin të ndanin dozat e tyre me unionin. Atëherë, Mbretëria e Bashkuar i plotësonte të dy këto kushte.

Në memuarin e tij të titulluar ‘Unleashed,’ Johnson spiegon se si pas muajsh negociatash të dështuara me BE-në, ai i kërkoi ushtrisë britanike të përgatiste një plan për t’i marrë dozat e vaksinave me forcë.

Por, plani u braktis pasi pushtimi i një vendi të NATO-s do të ishte një çmenduri, shkruan Johnson në kujtimet e tij.

7 Komente

  1. A
    Ana

    ky ka qene idiot komplet! Me keq se Trump!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Cfare Trumpi ?? Ky eshte komplet plere …..dhe jo vetem qe nuk e faheh idjotesine e tij por e reklamon mbi te gjitha …

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kapterri

        Fiks,ashtu eshte.Rraca si ky tipi janë shtuar shume ne lidership.Idiote funksional.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Vërtetë, por ne nuk e dimë nëse edhe ky liber është lajthitje. Kaq idiot sa është ky, nuk di çfare te besosh. Si Saliu. Kur genjen kaq shumë, nuk të besojne as kur tregon të vërtetën. Dhe Saliu ka plot të verteta ne ato qe thotë. Por është kaq idiot dhe ka genjyer kaq shumë sa tani e marrin per Lolo.

          Përgjigjjuni
        2. F
          Franci

          Imagjinoni sa e rendesishme ishte per njerezimin vaksina …ku disa brashnjare trumpista e kunderahtonin ate duke ahkuar me vetedije te plote drejt fundit te tyre ….bile ka akoma dhe sot e kesaj dite mendime karagjozesh se vaksinat bejn dem ne shendetin e njeriut …harojne qe vaksinat kane shpetuar njerezimin nga katastrofat e epidemive ne shekuj ….imagjinoni dhe dicka tjeter , se cdem kolosal kane bere epidemite kur njerezimi i drejtohej bimeve natyrore per mbijetese ……

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hahahahahahaha

            Cfare palacoje. Kush po te linte ty te pushtoje Holanden o karagjoz genjeshtar. Nje cope idiot genjeshtar kronik, tamam si Trump psikopati qe sajojne lloj lloj marrezirash. Plehrat e politikes.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjethja e fikut

              Ukraina sot e kesajdite vuan pasojat e ketij debilit, ne kohen kur ushtria ruse ishte 20 km large kievit u arit mareveshja midis ukraines dhe rusis, ky i doli garant zheles per te prishur mareveshjen, dhe ja ku eshte ukraina sot, me mijra te vrare dhe e shkatruar

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje