VIDEO/ Izraeli publikon pamje të reja të shkatërrimit të sistemeve raketore balistike iraniane

14 Qershor 2025, 14:50Bota TEMA

VIDEO/ Izraeli publikon pamje të reja të shkatërrimit të

IDF publikoi pamje të reja që tregojnë shkatërrimin e lëshuesve të raketave balistike iraniane në sulmet ajrore izraelite.

Forca Ajrore Izraelite ka punuar për të penguar përpjekjet e Iranit për të lëshuar breshëri të mëtejshme raketash balistike mbi Izraelin.

Zëdhënësi i DF, Gjeneral Brigade Effie Defrin theksoi se mbi 70 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite morën pjesë në operacionin e natës në Teheran për të arritur lirinë e veprimit ajror mbi kryeqytetin iranian.

Ai shtoi se rreth 40 lokacione u shënjestruan, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe asetet përkatëse.

Avionët luftarakë dhe dronët e IAF fluturuan mbi Teheran për rreth dy orë e gjysmë gjatë operacionit, thotë Defrin.

"Dhjetëra avionë fluturojnë lirshëm mbi Teheran, falë goditjes së parë që hoqi kërcënimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore iraniane," thotë ai.

Defrin tha se është zona më e thellë në Iran ku IAF ka vepruar deri më tani.

"Teherani nuk është më imun; kryeqyteti është i ekspozuar ndaj sulmeve izraelite," shton ai.

1 Komente

  1. A
    Agimi

    Duket si e çuditshme, nji vend i madh ne siperfaqe dhe banore dhe më keq akoma dhe me pretendime si irani , nuk siguron dot aftësi mbtojtese, nuk rrëzon dot 1 avjon , 70 avjon siper kokës gjatë e gjërë dhe lirshëm, po kto s qënkan gjëkundi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje