VIDEO/ Stoltenberg: Izolacionizmi nuk garanton siguri, vetëm bashkëpunimi përballon sfidat globale

20 Shtator 2024, 13:30Bota TEMA
VIDEO/ Stoltenberg: Izolacionizmi nuk garanton siguri, vetëm

Pas një dekade si drejtues i NATO-s, Jens Stoltenberg do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Holandezi Mark Rutte në datë 1 tetor.

Stoltenberg, i cili më parë ka shërbyer si kryeministër i Norvegjisë, mbajti fjalimin e lamutmirës, ku theksoi se Ukraina është më pranë NATO-s se kurrë, duke u ndalur edhe tek rëndësia e bashkëpunimit mes Amerikës dhe Europës.

Teksa ndau me të pranishmit pesë mësimet që kishte marrë gjatë ushtrimit të detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg u shpreh se “fuqia ushtarake është një parakusht për dialog… Duke i dhënë më tepër armë Ukrainës, ne mund ta detyrojmë Putinin të kuptojë se ai nuk mund t’i arrijë qëllimet e tij me forcë.”

Por, ai shtoi gjithashtu se edhe “fuqia ushtarake ka limitet e saj,” ndërsa e vuri theksin edhe tek rëndësia e bashkëpunimit mes SHBA dhe Europës.

“Kemi dëgjuar zëra nga të dy anët e Atlantikut, të cilët bëjnë thirrje që rrugët e Amerikës dhe Europës të ndahen. Përqëndrimi tek interesa afatshkurtra kombëtare, përkundër bashkëpunimit afatgjatë, nuk do të na shërbejë siç duhet. Izolacionizmi nuk do të mbajë askënd të sigurtë. Sfidat e sigurisë janë shumë të mëdha dhe konkurrenca tepër e egër për t’u përballuar të vetme nga ndonjë shtet. Përkushtimi ndaj marrëdhënies transatlantike është e vetmja rrugë e sukseshme përpara,” tha Stoltenberg.

Lini një Përgjigje