Sulmet ruse kanë shkaktuar sot ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të juglindjes së Ukrainës, kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas raportimeve të mediave ukrainase.
Sipas televizionit ukrainas, pjesa më e madhe e qytetit Dnipro ka mbetur pa energji elektrike, duke sjellë edhe ndalimin e qarkullimit të trenave të metrosë. Zyrtarët lokalë kanë deklaruar se për momentin nuk mund të bëhet një vlerësim i sigurt për kohën që do të nevojitet për rikthimin e energjisë.
Ndërkohë, kompania DTEK – furnizuesi më i madh privat i energjisë elektrike në Ukrainë – njoftoi se ndërprerje të energjisë janë regjistruar edhe në zona të rajonit të Zaporizhjës.
Tani per tani bota e kuptoj sesa te fuqishem jane Rusia dhe Kina ku nuk mbrojten Venezuellen por ne Ukraine bombardojne Apartamente ose avinet Kineze fluturojne afer Tajvanit pa lidhje ku edhe Kines doti ndodhi e njejta si Rusis ne Ukraine ku e dyta fuqi ne bote nuk e ka fuqene te mer vetem Donbasin dhe asnji here Ukrainen ne teresi ,por Evropa frikacake i trembin vetem popullaten e vete se dote sulmohen nga Rusia por e verteta eshte se Rusia nuk me fuqine qe te kafshoj dikend.