Vladimir Putin: Sanksionet dëmtuan vetë BE-në, SHBA ka marrë fund

17 Qershor 2022, 19:39Bota TEMA
Vladimir Putin: Sanksionet dëmtuan vetë BE-në, SHBA ka marrë

 

Vladimir Putin lëshoi një breshëri akuzash ndaj Perëndimit në fjalimin e tij në forumin ekonomik të Shën Pjetërburgut.

Presidenti rus tha se Evropa do të humbasë mbi 400 miliardë euro vitin e ardhshëm për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, por jo vetëm kaq.

“Së fundmi, Bashkimi Evropian ka humbur sovranitetin politik dhe elitat burokrate të tij po zbatojnë urdhrat e të tjerëve, duke bërë gjithçka që u thuhet nga eprorët, duke i shkaktuar kështu dëme popujve të tyre, ekonomive të tyre dhe bizneseve të tyre”, u shpreh ai.

Kreu i Kremlinit shtoi se ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë nuk ishte shkak i problemeve ekonomike. Shkaku i vërtetë, sipas tij, u bënë politikat e Perëndimit.

“Rusia dhe veprimet e saj për të çliruar Donbasin nuk kanë lidhje. Sot, rritja e çmimeve, inflacioni, problemet me sigurinë ushqimore, karburantet dhe sektorin e energjisë në tërësi janë pasojë e gabimeve sistematike të administratës amerikane dhe burokracive evropiane”, theksoi Putin.

Presidenti rus foli edhe për fundin e udhëheqjes së botës nga Shtetet e Bashkuara dhe ritheksoi se Rusia do ta përmbushë pa hezitim misionin e saj në Ukrainë.

9 Komente

  1. b
    biden

    e beson ate qe flet?

    Përgjigjjuni
    1. g
      ganiu

      Pse jo? Dhe Alfred Cako beson në të gjitha trapllëqet që thotë.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Jorgo

      se pse me ngjan me ate merhumin tone kur u plak e rrodhi krejt... gjynaf se ky nuk eshte aq i vjeter...

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        Po e beson apo jo Ai kerkon te frikesoje Europen dhe boten duke ju thene qe nuk beni dot pa Rusine prandaj me lini te bej c'te dua. Putini i humbur se i humbur eshte prandaj do luaj kartat e fundit deri sa ti vije fundi. Eshte e vertete qe ekonomia boterore po shkon tatepjete per arsye te pandehmise dhe luftes. Shpresojme te mbaroje kjo gjendje sa me pare.

        Përgjigjjuni
        1. m
          m

          Fatkeqesisht, ka thene nje te vertete. Per te thene te verteten, duhet guxim. Ukrainasit ishin secili ne punen e vet, te pershtatur me ate mireqenie qe kishin. Tani na duhet te sistemojme 7 milion refugjat te larguar.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bujar Kanapari

            Fatkeqesisht ka thene te verteten. Per te thene te verteten duhet guxim. Ukrainasit ishin pershtatur me ate mireqenie qe kishin. Tani na duhet te sistemojme 7 milion refugjat te larguar. Ekonomi e shkaterruar; duhen 100 vjet te rikthehet ne nivelin para luftes, pa llogaritur me mijera te vrare. C'fare do tu thote Zelenski popullit te vet, kur te mbaroi lufta?

            Përgjigjjuni
            1. R
              Roberto

              D.m.th ti thua qe Ukraina te nenshtrohet dhe te beje si te doje Rusia??? A do e pranoje ti sikur nje vend fqinj,Greqia,Serbia apo Maqedonia te na sulmonin ne??? 7 milionet e refugjateve nuk kishin ndermend te linin kockat aty. Te njejten gje bene edhe Shqiptaret te pakten ne 97 kur Sali Berisha kerkoi te bombardonte jugun,te hidhte lende helmuese luftarake(LHL) per te nenshtruar nje popull te tere??? Kur te mbaroje lufta Ukraina do rindertohet nga e para pa diskutim sepse ka potencial te madh.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Koqi

                O kanar. Sipas rradakes tende fajin e kishte cari Stalin kur hyri ne Rusine e Madhe ushtria gjermane me laeatetr e saj. Dhe pastaj cari Stalin kishte turp t'i dilte para popujvge sovjetike-sllave-mongole per humbjet qe pesoi BRSS.

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  Tashmë e kuptuam se Bujari Kanapari, na qenka dhe "m", me ut pas, apo jo i mbetet në dorë atij për të na thënë.

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje