Vrasja tragjike e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sulës në Itali nga ish-i dashuri i saj filipinas ka shkaktuar hidhërim në Itali. Shumë të rinj dhe të reja, veçanërisht bashkëstudentët në Universitetin “La Sapienza” në Romë, u mblodhën në shenjë proteste para godinës.
Fillimisht ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë, më pas filluan duke tundur disa çelësa në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi raportojnë mediat.
"Unë mund të isha atje në vendin e saj. Sot ndihem e frikësuar, humbas shpresën. Mbase dikush mendon për ndonjë ndryshim dhe në vend të kësaj kur përballesh me vdekjen e një bashkëmoshatari humbet shpresën.
Nëse nuk ka asnjë sistem pas tij që të mbron, nuk ka asnjë dobi, sepse ekziston gjithmonë një rrezik në qoshe," - thotë Lucia, shoqja e dhomës e të ndjerës, Ilaria Sula.
“Para dy vitesh ishim këtu në garnizon pas vrasjes së Giulia Cecchettin, por asgjë nuk ka ndryshuar ndërkohë, pavarësisht nga kryeministrja e parë femër në historinë e republikës, e cila është bashkëpunëtore dhe promotore e sistemit patriarkal”, tha një tjetër studente.
Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli.
Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet.
AQ POSHT PASKA REN SHQIPTARJA SA KRIJON LIDHJE ME FILIPINAS TE CILET PERBUZEN EDHE NGA SHTETET E TJERA AZIATIKE PER ZAKONET E TRADITAT QE KANE. MISHI I QENIT ESHTE ME I PREFERUARI I TYRE.TRADITA DHE LIGJI FILIPINAS LEJON SHITJEN E FEMIJEVE DHE TE VAJZAVE SI KAFSHET, PO ASHTU LEJON MARDHENIE SEKSUALE DHE MARTES BRENDA FAMILJES. EDVIN RAMA DO SJELLI NE SHQIPERI DYZET MIJE FILIPINAS. KY ESHTE POSHTERIM PER SHQIPETARET DHE POSHTERIMI ESHTE ME KEQ SE VRASJE PER FAKTIN SE VRASJEN E VUAN PAK SEKONDA KURSE POSHTERIMIN E VUAN GJITH JETEN DHE KA PASOJA EDHE PER PAS-ARDHESIT. URRJTJA E KULISHAVE TE ENVERIT NDAJ POPULLIT I KALON TE GJITHA KUFIJT. ENVERIN NUK E RREZOI POPULLI POR LIGESIA E TIJ.