"Vuçiç s'është asgjë veçse një idiot i dobishëm për Putinin"

12 Qershor 2022, 16:09Bota TEMA

"Vuçiç s'është asgjë veçse

“Politika e ashtuquajtur neutrale e [Presidentit të Serbisë] Aleksandër Vuçiç është më pro-ruse se gjithçka tjetër. Si duhet të kuptohet ndryshe presidenti i një shteti kandidat për Bashkim Evropian përveç se si një ‘idiot i dobishëm’ që e lejon veten të shfrytëzohet nga një diktator dhe kriminel lufte si Putin? Ose, mos kanë shumë gjëra të përbashkëta?”.

Kështu është shprehur eksperti britanik për marrëdhënie ndërkombëtar, Daniel Smith, në një shkrim të botuar në Al Jazeera Balkans.

Smith, ka nxjerrur një analogji mes retorikës viktimizuese dhe pretekstiale të Vladimir Putin për rajonin e Donbasit dhe Aleksandër Vuçiçit për Veriun e Kosovës.

“Është e rëndësishme të vëmë re se në lidhje me Kosovës, ne po shohim ditë e më shumë narrativën serbe të qëndisur sipas ‘recetës ruse’, duke e paraqitur minoritetin serb në Kosovë si ‘popullatë të rrezikuar’ dhe duke ritheksuar nevojën për t’i mbrojtur ata”, ka shkruar Daniel Smith.

Përmes propagandës pro-ruse, që Smith e sheh sidomos në anën serbe, Rusia synon të thellojë tensionet ndër-etnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Duke e pasur ndërmend këtë, Rusia e përdor ngritjen e nacionalizmit serb dhe Kishën Ortodokse Serbe. Gjithashtu, disa kërkime nga media dhe institute në Ballkan kanë treguar raste të përfshirjes së inteligjencës ruse në cenimin e sigurisë kombëtare të vendeve të Ballkanit”, ka shkruar ai.

“Rusia përdor Republikën Srpska dhe Milorad Dodik si element bllokues për funksionimin e Bosnje-Hercegovinës dhe këtë të fundit e përdor si element destabilizues për rajonin. Kjo ngre nevojën për të mbështetur dhe përshpejtuar integrimin e Bosnjë dhe Hercegovinës në anëtarësimin në BE dhe NATO”.

“Është vërtetuar historikisht se vendet e Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor mund të zvogëlojnë rrezikun e ndikimit rus vetëm nëpërmjet anëtarësimit në BE dhe NATO, përndryshe Rusia do të destabilizojë Bosnjë-Hercegovinën në çdo mënyrë për të provokuar konflikte të reja në Ballkan. Me çdo deklaratë dhe veprim, Dodik shërbente si kukull e Putinit, gjë që e dëshmojnë edhe marrëdhëniet personale mes tyre”, ka shkruar mes tjerash eksperti britanik.

1 Komente

  1. A
    Anri

    Ekspert i marredhenieve nderkombetare..ahahahahahahhahahahaha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje