​Zbulimi tronditës, ish-mësuesi i kopshtit akuzohet se ka abuzuar me 91 vajza

1 Gusht 2023, 17:40Bota TEMA
​Zbulimi tronditës, ish-mësuesi i kopshtit akuzohet se ka abuzuar me

Një ish-punonjës i kujdesit për fëmijët është akuzuar për 1623 sulme dhe abuzime seksuale ndaj 91 vajzave të vogla. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga mediat e huaja në Australi.

Sipas policisë, sulmet u zhvilluan në dhjetë qendra të ndryshme të kujdesit ditor midis 2007 dhe 2022 dhe kishin në shënjestër ekskluzivisht “vajzat para pubertetit”.

45-vjeçari u akuzua për gjithsej 1623 krime, përfshirë 136 përdhunime dhe 110 marrëdhënie seksuale me fëmijë nën moshën dhjetë vjeç.

Detektivët kanë ekzaminuar përmbajtjen e telefonit të tij dhe besojnë se kanë identifikuar të gjitha viktimat e supozuara. Burri kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme për të punuar me fëmijët në Australi.



1 Komente

  1. P
    Pickaxhiu

    Ky do jete ndonje grek muti se atje ka shume helen

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje