Zbulohet prapaskena e fortë e vitit 2019: Putin i propozoi Trumpit shkëmbimin e Maduros me Ukrainën

9 Janar 2026, 08:12Bota TEMA
Zbulohet prapaskena e fortë e vitit 2019: Putin i propozoi Trumpit

Një prapaskenë e fortë diplomatike e vitit 2019 ka rishfaqur diskutimet për një “shkëmbim” të mundshëm mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku në qendër ishin fati i Venezuelës dhe ai i Ukrainës.

Sipas ish-këshilltares së Donald Trump, Fiona Hill, Moska kishte sugjeruar asokohe se mund të tërhiqte mbështetjen për presidentin Nicolás Maduro, nëse Uashingtoni i jepte dorë të lirë Rusisë në Ukrainë.

Hill tregoi gjatë një dëshmie në Kongres se ambasadori i atëhershëm rus, Anatoly Antonov, kishte bërë aludime të përsëritura për këtë “marrëveshje shkëmbimi”.

Ideja bazohej në një rikthim të mundshëm të “Doktrinës Monroe”, ku SHBA-të do të dominonin hemisferën perëndimore dhe Rusia do të kishte ndikimin e saj në Evropën Lindore.

Në atë kohë, presidenti Donald Trump e kishte dërguar këshilltaren e tij në Moskë për të bërë të qartë se Ukraina dhe Venezuela ishin dy çështje krejtësisht të ndryshme.

Shtëpia e Bardhë asokohe refuzoi çdo lloj pazari të tillë, duke mbajtur qëndrim të prerë në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës dhe duke njohur opozitën në Venezuelë.

Megjithatë, këto detaje tani po qarkullojnë sërish me shpejtësi, veçanërisht pas operacionit të fundit amerikan për kapjen e Maduros.

Sipas ekspertëve, lëvizjet e fundit të SHBA-ve në Venezuelë mund t’i japin Rusisë një argument më shumë për të justifikuar planet e saj në Ukrainë, duke pretenduar ndarjen e zonave të influencës mes fuqive të mëdha.

5 Komente

  1. I
    Igor

    Ruset ja vet fajtore qe ne 91 e njohen sovranitetin e Ukraines me kufijt e sotem ,gabimi i bashkimit Sovjeti ndodhi ne 1954 kur Hrushovi ja ngjiti Krimeen Ukraines nese ne ate kohe te kishin lidhur nji kontrate ku neqoftese Ukraina shkeputet nga bashkimi Sovjetik ateheri Krimea i kthehet Rusis dhe keshtu sot nuk dote kishte lufte ,dhe sot per ta shpetuar lekuren e vet i dorezon te gjith aleatet por neser dote mbetet vet dhe dota humbasi edhe federaten Ruse.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nardi

      Dmth Trumpi e mori Maduron dhe I tha Putinit hik qiu.Ky sikur ishte spiun Rus apo u tallen me ne gjithe keto vite Po koke kuqi censure qe I del Trumpi ne ender çfare thote.

      Përgjigjjuni
      1. g
        ganiu

        Na mbyti gjenialiteti. Gjithnjë të njëjtin budallallëk do sjellësh për argument? Njëlloj si Berti? Jeni binjakë, apo gomerë?

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          o idiot,putana nuk e kishte maduron si mund të ketë një lukashenka,çfarëdo në kufijt e tij!!madurojo vetëm që nuk është në kufi me putanën,por dhe putana nuk ka asnjë mundësi ndihme direkte përveç armëve rrangalle që shet me flori!!kështu që trap mistrishtja nuk e pyet e nuk mund ta përdor si mejt shkëmbimi!!nard o hajvan i lindur!muhabeti trap-putanë është bërë në 2019??dhe se janë shkëmbyer venezuela për amerikën,ukraina për putanën??o të qifsha mëndjen ty dhe këtyre që shkuajnë,keni harruar se ishte vetë mishtrishtja"që më del gjithnjë në ëndërr",ai që e furnizoi me armatim ukrainën pas refuzimeve që i kishte bërë obama??pra si për ju dhe gjithë peshqit e kuq me kujtesë të kufizuar,o në kohë,o në dëshirat tuaja,trap mistrishtja i ka treguar gishtin putanës dhe ka preferuar ukrainën e jo venezuelën!nuk është se trapi është kaq i qut,por thjeshtë se "deep state",ose burokracia amerikane,ushtarakë e civilë,i kanë thënë se putana nuk ka takat as për njërën e as për tjetrin!prandaj nuk mund të ndërrohe teritoret nëse ti i ke të dyja!!ganua të ka pyetur nëse je binjak me bertin,o thjeshtë jeni dy gomerë(gjithashtu dukeni si binjakë)?

          Përgjigjjuni
        2. g
          ganiu

          Ky artikull është sjellë si një nga gjithë thashethemet që përhapen nga diktatorët. Pas shërmoqjes së BRSS kemi legjenda metropolitane ose katunareske, më mirë. "Gjermania pagoi 2 mld marka për të blerë lejen për tu bashkuar me lindoren", pas aksidentit të nëndetëset Kursk, "amerika pagoi 2 mld $ se ishte ajo që e aksidentoi", e kështu deri tek kjo. Në të gjitha rastet përfshirë këtë të fundit, nuk ka gjë tjetër veçse mbulimi i pafuqisë ruse. Nuk kanë takat për të vepruar dhe çfarë? "Ne jua kemi dhënë vetë me allishverish". Në fakt nuk i ka pjerdhur kush. Tërë ata 2 mld që janë dhënë, në total 142 mld $, kanë qenë ndihma për ta mbajtur në këmbë kërmën ruse. Qëllimi ishte që ajo ti bashkohej perëndimit. Por me të vdekurin nuk mund të bëhet pazar. Kërma, kërmë mbetet. Ai që ka lindur dhe jetuar në llucë nun do ta shohë me sy dushin. Kështu është dhe muzhiku rus. Duke filluar nga muzhiku i arave me shtat në dorë, deri tek muzhiku që del si në teatrin e xhuxhave nga dyert e arta të kremlinit. Kujt i kujtohet filmi me Tom Cruz "Jack Reacher" dhe personazhi "Zec". Ky Zec është Putin muzhiku. Shikoni bisedën e "Jack Reacher" me të në fund të filmit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje